Një grup motoristësh i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë një pemë kushdo që zotëron një mjet.
Së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, ata mbollën disa fidanë të rinj në parkun e Liqenit Artificial.
Duke ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë edhe këto ditë të Prillit, Veliaj tha se çdo arsye për të mbjellë edhe një pemë më shumë në kryeqytet është e mirëpritur.
Krahas nismës për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë edhe një nismë tjetër, që lidhet me rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugëve në kryeqytet.
“Duam të nisim një fushatë për ndërgjegjësimin e përdoruesve të motorëve, sidomos ata që shpërndajnë ushqime, për të respektuar rregullat e trafikut, për të siguruar fillimisht jetën e tyre dhe pastaj për të thyer rekordet e çuarjes së ushqimit në destinacion”, tha Veliaj
b.b/dita
