Pezullohen punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë

Bora Basholli

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, një prej investimeve të pakta në infrastrukturë të qeverisë rrezikon të mos përfundojë brenda këtij viti siç përcaktojnë afatet.

Puna në dy prej loteve të aksit të rëndësishme për juglindjen është pezulluar, ndërsa në të tretin ecën me ritme të ngadalta.

Shkak për këtë situatë mësohet se janë bërë problematikat e hasura në projekte, ndërkohë që në dy pika ka rrëshqitje dherash.

Lëvizje masive ka në afërsi të Trebinjës dhe Kalivaçit.

Në këto kushte, firmat që po ndërtojnë rrugën kanë ndërprerë punën në pritje të rishikimit të projekteve që është e vetmja zgjidhje për problematikën.

Situatë kjo e konfirmuar edhe prefekti i Korçës.

Kështu duket se për të përfunduar këtë projekt Ministrisë së drejtuar nga Belinda Balluku do ti duhet ti drejtohet edhe një herë buxhetit të shtetit.

Edhe në lotin e tretë ku puna po vijon, afatet pritet të shkelen pasi gjithçka varet nga rishikimi i projekteve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, është pjesë e Korridorit të VIII, një investim me vlerë 152 milionë dollarë, kosto që pritet të rritet.

Situata vjen ne kohen kur prej tre muajsh ministria nuk ka dhënë fonde për projektet ne zhvillim dhe nuk ka hapur projekte te tjera.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nuk kane faj se rilindjotet nuk dine te bejne dallimin midis realitetit dhe renderave ne 3D

  • Cfare behet keshtu ? Behet projekti i nje rruge, kompania projektuese merr paret , behet studimi gjeologjik, kompania merr paret, miratohet projekti ne Keshillin Teknik te ARRSH-se, fillojne punimet e pastaj thuhet qe ka probleme me projektin.
    TURP
    Pse nuk penalizohen keto ingjinjere injorante e te pa pergjegjshem ? Lere qe nuk kthejne paret e marra per nje projekt skandaloz, por marrin perseri para per shtesen e rishikimin e projektit.
    Vjedhje projektuesit, vjedhje zbatuesit e punimeve.

  • O shoke eshte vjedhje me stil. Per ta kuptuar shikoni tunelin paronamik ne segmentin tuneli i Kerrabes – Elbasan. Nje turp i madh i shtrenjte. Fillon me pak dhe 2 a 3 fishohet rruges.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *