Për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta.
Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor duke përdorur shprehjen ‘Revolucion transparence dhe rregulli’ tha se tarifat e reja tashmë i shkojnë arkës publike.
Gjithashtu, për sa i përket ndarjes së targave të veçanta për automjetet është: Kategoria A. Së cilës i përkon tarifa prej 30,000 Lekë dhe përmban targat si 001, 007 dhe tre numrat e njëjtë 111, 222,…,999.
Së dyti është kategoria B që i përkon tarifa 20,000 Lekë dhe përmban targat që fillojnë me dy zero përveç 001 dhe 007. Pra nga 002, 003,…,009. Po ashtu targat që mbarojnë me dy zero 100, 200,…,900 dhe targat me dy numrat anësor njësoj, pra që kanë zero në mes 101, 202,…,909.
DPSHTRR njoftoi se në të dyja rastet plus tarifën bazë të regjistrimit të mjetit. Sipas njoftimit zgjedhja e targave bëhet vetëm ONLINE në website: www.dpshtrr.gov.al
DPSHTRR tha se aplikuesi zgjedh live nga inventari i serive të prodhuara nga DPSHTRR. Fondi i targave furnizohet periodikisht dhe informacioni publikohet pikërisht për këtë.
Pagesa kryhet në sportel në momentin e regjistrimit të mjetit në afate të caktuara, çdo detaj në sistemin e ri online.
o.j/dita
