Paguhemi më pak, por punojmë 200 orë në vit më shumë se evropianët

Bora Basholli

Në të gjithë vendet anëtare të BE-së, numri mesatar i orëve të paguara për punonjësit me orar të plotë varion nga 40 orë në javë, në Slloveni, Kroaci, Hungari, Çeki, Qipro, Maltë dhe Austri, deri në 35 orë në javë në Francë.

Ndonëse punonjësit shqiptarë kanë ndër pagat më të ulëta në Evropë, ata punojnë me orë shumë shumë më të gjata sesa homologët e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të publikuara nga instituti shqiptar i statistikave, INSTAT, në Shqipëri, orët mesatare të paguara në vit ishin 41.7, sipas të dhënave të fundit të publikuara që i përkasin po 2016-s, ose gati 4 orë më shumë në javë se mesatarja evropiane.

Në fakt, asnjë vend i Bashkimit Evropian nuk punon më shumë se 40 orë në javë.

Për gjithë vitin, punonjësve shqiptarë u paguhen 2173 orë, ose  197 orë në vit më shumë sesa evropianët.

Sektori më orë më të gjata pune në Shqipëri është industria nxjerrëse me 2231 orë të paguara në vit ose 43 në javë, i ndjekur nga pasuritë e paluajtshme (2.247)ajo përpunuese (2222). Më të privilegjuarit janë punonjësit e administratës shtetërore, që punojnë më pak se të gjithë, me 2105 orë në vit, ose rreth 40 orë në javë, aq sa është dhe mesatarja e disa vendeve në Bashkimin Evropian.

Ndonëse punojnë me orë të gjata, punonjësit shqiptarë nuk shquhen për rendiment në punë dhe as paga të larta.

Shqipëria shënoi nivelin më të ulët të pagës mesatare mujore në rajon, sipas përllogaritjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pagat në Shqipëri nuk janë më shumë se 340 euro në muaj, teksa fqinjët tanë ofrojnë paga shumë të larta. Paga mesatare në Maqedoni, sipas të dhënave, ju afrua 600 eurove në muaj ndërsa në Bosnjë, më shumë se 700 euro.

E matur me fuqinë blerëse, pagat në Shqipëri janë rreth 25% e pagës mesatare në Austri, teksa paga mesatare në Malin e Zi është 54% e mesatares së Austrisë. Shqipëria mbetet shumë prapa në fundin më të ulët të shkallës së pagave. Të gjitha vendet e Ballkanit (përveç Shqipërisë) kanë raportuar nivele më të larta pagash sesa Bullgaria. Pagat në Mal të Zi gjithashtu tejkaluan nivelin e Hungarisë.

FMN thotë se pagat e ulëta janë një avantazh, por mungesa e aftësive në forcën e punës po e pengon vendin të rrisë produktivitetin e punës dhe të rrisë vlerën e prodhimeve.

Sipas një studimi të posaçëm të Bankës Botërore për pagat dhe produktivitetin në rajon më 2018 u raportua se Shqipëria ishte i vetmi vend që shënoi ulje të pagës reale gjatë vitit 2016, ndër 10 vende të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor./Monitor

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Kjo ndodhe se ne Shqiperi punon vetem Kryeministri, qe eshte edhe kryetar i Pozites, kryetar i PS-se, kryetar i Rilindjes. Cfare duhet me teper kur nje person i tille qe quhet EDI KRISTAQ ANETA RAMA ka gjithe keto punesime dhe nuk eshte turp nje njeri i zakonshem dhe i thjeshte nuk punon ose nuk don, nuk kerkon te punoje.
    Do te thote ndonjeri se nuk punohet pa pare, tani njehere me pare dhe njehere pa pare, problemi eshte qe te punohet me ore te zgjatura edhe ndonjehere pa pare.
    Rropatet per ne kryeministri EDI KRISTAQ ANETA RAMA nate dite per ne, ne jo qe jo, nuk duam te punojme.
    300’000 vende pune hapi i shkreti EDI ne mandatin e pare, ne prap qy nuk shkojme te punojne. Pse çfare kujtoni ju se EDI do te punoje sa per 300’000 veta qe i hapi vende pune.
    Pastaj thoni si fiton para EDI, ja po ju a them une juve.
    Punon i shkreti nate dite dhe pastaj pasi rehaton popullin pjesen tjeter prej 200 MIJELION dollar i dergon ne Bankat Ofshore te Ishujve Cayman te Karaibeve per vehten e vet. I takon. Diçka kerkon edhe njeriu per vete.
    Nje gje me ben pershtypje qy EDI sa ndejti ne Paris te Frances nuk fitonte gje, por hante neper mensat e barboneve dhe endacakeve, u vishte si leckaman, flinte poshte urave. Nuk e kuptoj sepse te gjitheve i jep mend si te punoni, si te hapni ndonjen biznes, kur vete nuk dinte te bente asgje.
    Hajde çvete, çfare fati pati qy EDI nga halabak ne oligark. Tani, e mbyti puna!!

  • Po nje zonje e organizates Pordha tha qe te rinjte shqiptare jane me dembelet qe e kalojne kohen ne kafe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *