Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shpallur fajtor nga Gjykata për fyerje dhe shpifje ndaj ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Në përfundim të gjykimit penal, u vendos që Boçi të dënohet me 50 mijë lekë të rinj, për secilën vepër penale, pra 100 mijë lekë të rinj në total për akuzat e shpifjes dhe të fyerjes.
Por me bashkimin e dënimit, përfundimisht ai do të gjobitet me 70 mijë lekë të rinj.
Ish- ministrja Nikolla paditi ish- deputetin e PD, Luçiano Boçi pasi ky i fundit e akuzoi për vonimin e dëftesave.
Sipas tij, teksa Nikolla ishte në krye të Ministrisë së Arsimit ka manipuluar tenderin për dëftesat, duke vonuar shpërndarjen e tyre.
Gjithashtu, sipas ish- deputetit, të vetmet dëftesa që u printuan dhe u shpërndanë ishin ato të klasës së 9-të për vitin shkollor 2017-2018, por edhe ato rezultuan me gabime.
o.j/ dita

Keshtu e duan te gjithe bajgat e SHQUP-it, per cdo shpifje te paguajne, por jo kaq pak.
Jane te gjithe deputete te shpifjes!
E muaren ne qafe Shqiperine, pa lere pd, qe e cuan ne gremine.
O Luc Nuk te vjen turp nga vetja qe del shpesh bllof
me qendrimet e prononcimet tuaja publike.
Ej PD , ku katandise ! Kush i beson sot keta lango injorante !
E po,ky BOCI ta ben borxh.Eshte e paket masa qe ju dha se gojen e ka per llafe,nuk i thret mendjes para se te brockollisi.