Taksimi në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka rol rishpërndarës, thotë Banka Botërore, në raportin më të fundit për rajonin.
Për të ilustruar këtë, institucioni me bazë në Washington jep pikërisht shembullin e Shqipërisë.
Taksimi i drejtpërdrejtë në vendin tonë, pra taksat që paguhen direkt, si dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale vlerësohet se kanë ndikim të papërfillshëm në uljen e pa pabarazisë.
Këtë e tregon mjaft mirë koeficienti GINI, thotë Banka Botërore.
Por, nga ana tjetër, kur flet për politikën fiskale në tërësi, situata ndryshon. “Politika fiskale në tërësi, veçanërisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ka një efekt të vogël në rritjen e varfërisë”, thotë Banka Botërore në raport.
Ky efekt i politikave fiskale të qeverisë nuk është në gjendje që të zhbëhet nga ndihma sociale. Kjo e fundit e ka kështu të pamundur që të balancojë efektin që taksat e larta kanë në shtresën më vulnerabël të popullsisë, pra ata më të varfrit.
Banka Botërore thotë gjithashtu se progresiviteti i sistemit të taksimit në vendin tonë është i ulët dhe kjo ndikon në rritjen e varfërisë, si dhe mos luftimin e pa pabarazisë.
Sipas Skan ekonomia shqiptare ka vuajtur gjithmonë faktin se normat e larta të rritjes ekonomike nuk reflektohen në mirëqenie për qytetarët. Politikat fiskale janë përgjegjëset kryesore të paaftësisë për të shpërndarë si duhet pasurinë.
b.b/dita

Qewveria Rama ka 6 vjet qe ka ndjekur nje politike antipopullore duke rritur taksat cdo vit!
Banka Boterore botoi raportin se ne Shqiperi 37% e te punesuarve punojne ne te zeze,pra per 50% e te punesuarve nuk derdhen kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore,gje qe ndikon negativisht ne jeten e tyre,por edhe se qeveria vjel me pak te ardhura per te paguar pensionet!
Ne pa aftesine e shtetit per te kontrolluar punesimin ligjor,qeveria g\ka gjetur rrugen me kriminale duke rritur taksat e te gjithe popullit!
Keshtu qeveria takson pensionistet duke u marre TVSH per energjine elektrike 20% cdo muaj duke ulur ndjeshem masen e pensionit ne vend qe ta rrite ate!
Fakti qe nuk derdhin kontribut 37% e te punesuarve tregon se qeverise i duhet te mbuloje deficitin e kontributeve te pa derdhura me miliona leke nga buxheti qe mund te investoheshin ne fusha te tjera te jetes!
Nje shtet rrumpalle qe e ka mendjen te korrupsioni keshtu do veproje,qe 37% e te punesuarve nuk jane ne listat e qeverise!
Shqip:SHTET MUTI!
Te varfrit pothuaj nuk paguajne taksa dhe keta thone taksa te larta! Genjeshtra! Fake news!
kazan boteror