Ndalohen 14 klandestinë nga Guinea

redaktor

Policia e Lushnjes ka ndaluar 14 klandestinë nga Guinea pranë pyllit të Divjakës.

Klandestinët janë gjetur në një furgon, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar.

Policia dyshon se klandestinët mund të largoheshin nga plazhi i Divjakës me gomone.

Edhe në orët e para të mëngjesit të së premtes, Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 23 shtetas, këtë herë nga Sudani dhe Siria. Këta shtetas kishin dy ditë që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia nëpërmjet Kufirit të Gjelbër dhe për t’ju shmangur kontrolleve të policisë kanë lëvizuar nga Kakavija deri në Subash nëpërmjet shtratit të lumit Drino e më pas nëpërmjet pyllit të Ujit të Ftohtë.

Operacioni i dytë është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare ku nga ana e Policisë Kufitare u bë e mundur kapja e 7 shtetasëve nga Siria në afërsi të fshatit Jergucat, ndërsa 5 shtetas të tjerë nga Sudani u kapën nga Sektori kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër tek Ura e Lumit në hyrje të Qytetit Gjirokastër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *