Mbërrin në Tiranë zyrtari i DASH, takohet me Ramën në Kryeministri

Leda Hysa

Ka mbërritur në Tiranë zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Matthew Palmer.

Në orën 16:00 zyrtari i lartë amerikan është pritur nga kryeministri Edi Rama në Kryeministri.

Ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta. Po këtë ditë zyrtari amerikan ka rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.

Palmer do të zhvillojë një tur ballkanik me synimin e rikthimit të stabilitetit politik në Ballkan.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Thonë se ky amerikani do urdhërojë krerët e shtetit që të krijojnë një qeverri stabiliteti në mënyrë që të largojë nga skena politike njëherë e mirë të gjithë këta politikanë që trashëguam nga regjimi komunist pasi këta po vazhdojnë luftën e klasave dhe e kanë katandisur shqipërinë si mos më keq, këta nuk janë të aftë të qeverrisin si dhe kanë shitur interesat kombëtare tek gjitonët. .
    ka disa ditë ajo çështja e edmond caja e cila ka irrituar jashtëzakonisht shumë shqiptarët dhe shteti nuk ka bërë asnjë prononcim. ..kjo ka një domethënie të madhe pasi shumë krerë drejtues të shtetit ose i kanë shërbyer regjimit të qoftëlargut enver ose kanë pasur njërëz të afërt familjarë të lidhur ngushte me diktaturën. ..kështu që atyre nuk u intereson të shikojnë mbrapa dhe të vetëgjykohen prandaj edhe nuk prononcohen dhe roli i amerikës është që ti largojë të korruptuarit nga skena politike në mënyrë paqësore pa turbulluar ujrat dhe të sjelli një forcë të re politike që nuk ka lidhje me sistemin e kalbur të enver qoftëlargut që të ri organizojë shtetin shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *