Çaktivizohet bomba në Vlorë, merret në pyetje avokati dhe përkthyesi

Leda Hysa

200 gram tritol kanë zbuluar forcat xheniere në pakon e vendosur pranë një zyre ligjore në Vlorë, pas çaktivizimit.

Noa ka mësuar nga burime në vendin e ngjarjes se tritoli ishte vendosur në mënyrë të tillë që të shpërthente në distancë, me telekomandë.

Autoritetet policore kanë marrë në pyetje avokatin dhe përkthyesin e zyrave përkatëse të objektit dykatësh ku ishte vendosur eksplozivi.

Në ndihmë të hetimeve do të shërbejnë edhe kamerat e sigurisë së objekteve.

Ende nuk ka autorë të dyshuar për këtë ngjarje që mund të rezultonte me pasojë të rënda.

Kohët e fundit Vlora është tronditur nga disa ngjarje të rëndë, siç janë edhe djegia e automjeteve.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *