Trump shkarkon drejtorin e Shërbimeve Sekrete

Leda Hysa

Drejtori i Shërbimeve Sekrete të SHBA, Randolph Alles është shkarkuar nga detyra.

Sipas CNN, Presidenti i SHBA, Donald Trump urdhëroi shefin e shtabit të tij, Mick Mulvaney që ti komunikonte shkarkimin Randolph Alles-it.

Një lëvizje e madhe si kjo u paralajmërua nga drejtori i “USSS” ku thoshte se brenda dy javëve do të kishte lëvizje të mëdha në Amerikë.

Sipas mediave amerikane lajmi i pushimit nga puna e ka surprizuar Drejtorin e Shërbimeve Sekrete , pasi vetëm pak ditë më parë vetë Trump deklaroi se ishte mjaft i kënaqur me punën e bërë nga ky institucion.

Kujtojmë se një ditë më parë dha dorëheqjen edhe Sekretarja e Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen. Ajo dha dorëheqjen pas 16 muajsh në këtë post.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky po, t’a mbush mendjen qe eshte Drejtor i Sherbimeve Sekrete, shikoni si i ka llapat e vesheve si parafango te kamjonave Skoda qe kane qene dikur dhe krenoheshim.
    Degjimin zanor e ka te zhvilluar por ate te ultratingujve ja u merr edhe lakuriqeve te nates.
    Hajde veshllapush hajde.
    Per llapat (parafangot) e vesheve mund te konkuroj vetem me Rein (Reiz) Cicon e Tv Klanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *