Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petkun.
Vendimi për shkarkimi e tij është dhënë paraditen e sotme, pasi nuk ka kaluar dot Vetingun.
Gjate seancës KPK e akuzoi atë se kishte fshehur pasurinë, kishte kryer deklarim të rremë dhe kishte kontakte të papërshtatshme. Por, në atë përballje gjyqtari i rrëzoi këto pretendime, duke thënë se ato janë të pasakta, si për pasurinë, ashtu edhe për dy kriteret e tjera.
Ndërkohë, ka qenë një raporti i dorëzuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që ngrinte dyshime se Petku kishte kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
“Janë siguruar edhe informacione për përfshirje në korrupsion pasiv në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore”, tha Pine, ndër të tjera.
Kjo e fundit, teksa relatoi raportin e DSIK-ut, shtoi se janë konstatuar të dhëna për djalin e gjyqtarit Petku, ku ngriheshin dyshime se mund të vihej nën presion nga krimi i organizuar. Këto përfundime të DSIK-ut dhe Komisionit u kundërshtuan nga Petku, i cili vuri në dyshime punën e Drejtorisë, duke e cilësuar flagrante sjelljen e institucionit përkatës për dorëzimin e dy raporteve me përfundime të kundërta. Gjyqtari tha se njëri prej dy raporteve duhet të jetë i paligjshëm.
“Ose i pari është i paligjshëm, ose i dyti”, u shpreh Petku, ndërsa shtoi se hetimi për figurën është bërë përtej afatit ligjor.
Nga hetimi, probleme u konstatuan edhe me pasurinë e gjyqtarit, ku Komisioni ngriti dyshime për fshehje, deklarim të rremë dhe mosmbulim me të ardhura të ligjshme të pasurisë së tij. Përpos raportit negativ të ILDKPKI-së, relatortja tha se KPK-ja kishte kryer një hetim të thelluar, ndërsa renditi disa prej pasurive në pronësi të Fehmi Petkut, të hetuara nga Komisioni. Kështu, drejtuesi i Apelit për Krime të Rënda ka në pronësi një truall 270 metra katrorë dhe banesë trekatëshe me papafingo të ndodhur në lagjen “Ai Demi” në Tiranë, me pjesë takuese një të katërtën.
Një sipërfaqe toke prej 4000 metrash katrorë, e blerë në gusht të vitit 1996 në shumën e 6 milionë lekëve dhe një tjetër sipërfaqe 2000 metra katrorë, blerë për 3 milionë lekë. Në bashkëpronësi me persona të tjerë, Petku ka edhe një truall 1600 metra katrorë dhe një ngastër toke bujqësore me sipërfaqe 100 mijë metra katrorë. Ndërsa relatoi një sërë problemesh, ndër të tjera edhe gjetjen e gjyqtarit në kushtet e konfliktit të interesit, relatorja Pine u shpreh se Petku nuk kishte burime të ligjshme për pasuritë e deklaruara. “Duket se subjekti nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive”, u shpreh relatorja Xhensila Pine.
MBROJTJA
Teksa pretendoi se ka deklaruar pranë ILDKPKI-së çdo pronë, konkretisht bashkëpronësinë për tokën në Kukës, truallin dhe banesën tek “Ali Demi”, tokën në Sauk dhe tri banesat që ndodhen aty dhe tokën në Vaqarr, gjyqtari sqaroi se një pjesë e tyre kanë qenë të trashëguara. Petku shpjegoi më tej se familja e tij ishte persekutuar politikisht dhe ishte internuar pas arratisjes së xhaxhait në vitin 1967. “Kemi jetuar shtatë persona në një ambient, pa energji elektrike dhe pa ujë, që gjendej një orë larg nga zonat e banuara”, tregoi Fehmi Petku.
Ky i fundit deklaroi se ishin të detyruar të punonim në punë të vështira, në miniera e ndërtim pasi kishin shkuar në Kukës. “Si punë të rënda, ato paguheshin më mirë dhe të ardhurat e familjes në atë kohë ishin nga 35 deri në 40 mijë lekë në muaj”, tha gjyqtari. Sipas tij, me këto të ardhura mund të bliheshin troje dhe të ndërtohej.
l.h/ dita

Nga të varfër që ishin vetëm me rroga administratori u bënë kapitalist këta dhe ky është sistemi i drejtësisë shqipëtare komplet i lidhur me kriminalitetet dhe kriminelët o Salih qeni ku e fute vendin te çdo pore jete solle kriminel dhe kriminalitet
O ti zoti Petku ! Me qe ke qene i persekutuar per hater te xhaxhait dhe i varfer e i vuajtur,ne kasolle pa drita etj,SI i bere tere keto pasuri ? Me te vertet je per te te aqre hallin.
Kryetari i krimeve te renda me ca krime te “lehta”
Shteti Zuluve te Albanistanit.
Eh more kryegjyqtar i krimeve te renda ,politikanet ju rekomanduan ,mos na fusni ne burg ,po te vjedhim dhe per ju ,ne do ju leme te lire te vidhni popullin e mjere si ne mall te babes . Turp qenke dhe i moshuar ,dhe paske vuajtur nga sistemi komunist .Me keto kushte ti personalisht duhet te ishje me i pasterti nga te gjithe gjygjtaret e tjere .
Kryegjyqtari kryekriminel. Krimi me i vogel rendohet nga rendesia e funksionit.
Ne burg, jo me pushime
Sekuestroni pasurinë hajdutit 30 vjeçar të drejtësisë,përjashtim dhe ndjekja penale ,për këto zagar që shkatrruan drejtësinë në shqipëri.
Per cdo person te koruptuar,pjesemarres ne trafik droge,armesh e cdo gje sekuestrimi i pronave te pa justifikuara do te ishte gjeja me normale.Ketu te koruptuarve te sistemit te drejtesise i thone:”Ta gezosh pronen e grabitur,por largou,e mos na u fut me ne pjese”.Edhe turpet s’kane te sosur.
iku dhe nje MUT