Ndryshoni rutinën…seksi i mëngjesit mund të jetë një eksperiencë e paharrueshme

Elena Tase
Good morning! Healthy breakfast in bed. Young beautiful love couple is sitting in bed before having breakfast.

Seksi i mëngjesit është një mënyrë e shëndetshme jo vetëm për të mbajtur gjallë marrëdhënien tuaj në çift, por njëkohësisht shërben edhe si një lloj sporti që të mban trupin në formë.

Nëse e filloni ditën duke bërë dashuri, gjithë ditën do të ndiheni mirë dhe do gëzoni një sistem imunitar edhe më të fortë. Në fakt, të gjithë duhet t’i dinë përfitimet shëndetësore të seksit në mëngjes. Dhe për një vajzë që nuk ka kohë për të bërë dashuri sa herë dëshiron partneri, ka një arsye më shumë për ta nisur që në mëngjes.

Përgatite skenën një natë më parë

Edhe pse planifikimi e lë pak mënjanë spontanitetin, e mira është që të kesh një lloj plani në mendje dhe ta bësh gati “skenën”, në mënyrë që ajo të mos ketë shans të refuzojë.

Zgjohu herët, para saj

Është e vështirë të bësh seks në mëngjes nëse partnerja është bërë gati të shkojë në punë. Zgjohu më herët se ajo dhe ji gati për të.

Zgjoje partneren në një mënyrë të ëmbël dhe sensuale

Është koha për të bërë lëvizjen e parë. Zgjoje butësisht dhe ëmbël. Puthe në qafë, në shpinë apo në gjoks në një mënyrë që të mos e detyrosh të lëvizë. Vendos “armët” e tua rreth saj dhe fillo ta puthësh butë.

Bëje atë të ndihet seksi

Kjo është koha për të shkuar në atë nivel sa ajo të ndihet seksi. Pëshpëriti në vesh dhe tregoji sa mirë duket dhe sa e mahnitshme është.

Niseni mëngjesin duke bërë pak qejf në dush

Kush tha që në mëngjes bëhet dashuri vetëm në shtrat? Fillojeni në dush për t’u kënaqur edhe më shumë.

Provo pozicione të reja

I gjithë sekreti i seksit të kënaqshëm në mëngjes janë pozicionet. Është koha për të menduar të shkoni më përtej së zakonshmes.

e.t/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *