Avioni hipersonik, me shpejtësi 25 herë më të lartë se zëri

Elena Tase

Avioni hipersonik që do të kalojë Oqeanin Atlantik për më pak se 60 minuta është shumë pranë përfundimit.

Shkencëtarët që po merren me ndërtimin e tij kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për problemin më të madh me të cilin po përballeshin. Meqenëse avioni do të udhëtojë me një shpejtësi 25 herë më të lartë se sa ajo e zërit, motori shkrihej, por me teknologjinë e re të vënë në zbatim kjo ka arritur të ndalohet.

Kërkuesit në kompaninë “Reaction Engines” kanë arritur që të ndërtojnë një ftohës i cili në provën stimuluese me shpejtësi 4023 km/h ka arritur ta mbajë motorin në gjendje pune. Faza e ardhshme do të jetë testimi i ftohësit në një shpejtësi 6800 km/h.

Nëse testet dalin sërish pozitive, atëherë distancat nuk do të kenë më të njëjtin kuptim. Ftohësi do të përdoret për të gjithë mjetet fluturuese dhe do të lejojë dërgimin e njerëzve dhe mallrave në të gjithë botën në kohë rekord, por do të mundësojë edhe udhëtime më të shpejta për në hapësirë.

e.t/dita

Share This Article
3 Comments
  • Me 25 here me te larte se shpejtesia e zerit,i bie aty tek 22 mije km/ore,dy here sa shpejtesia e trete kozmike.Rraketat nderplanetare i arrijne keto shpejtesi ne Kozmos,ne kushtet e mungeses se atmosferes..Me kete shpejtesi ne atmosferen e tokes,shkrihet edhe guri,edhe hekuri.O i kane marre gazetaret shifrat gabim,ose Firma qe nderton avionin,eshte si Rrobaqepesit e Mbretit Lakuriq.

  • Mach 25 ose 25 here shpejtesia e zerit. Te bejme pak arithmetiken.

    Shpejtesia e zerit ne temperatura 30 grade celcius eshte e barabarte me 343 metra/sekonde. Kjo do te thote se Mach 25, eshte 25 x 343 m/s = 8575 m/s. Ta konvertojne kete ne kilometra ne ore. 8575 m/s : 1000 m qe eshte nje Kilometer = 8.57 Km/s. Nje ore eshte e barabarte me 3600 sekonda. Ta kthejme shpejtesine ne km/ore qe del 8.57Km/s x 3600s = 30852 Km/ore.

    Ne mach 25 shpejtesia eshte rreth 30 mije Km/ore dhe jo 4023. Me sa duket do jete problem perkthimi nga redaksia.

  • Gazeta DITA, nese beni fjale per 4000 km ne ore, atehere besoj e keni fjalen per 2,5 here me shpejt se shpejtesia e zerit, dhe jo 25 here!?! Pra, edhe nje here, dy pike pesw herw me shpejt se shpejtesia e zeri dhe jo njwzet e pesw herw. Ne rregull? Mesojini disa gjera, se nuk jane te veshtira. Shpejtesia e zerit eshte rreth 1200 km ne ore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *