Ardhja e pranverës kërkon… ndryshime thelbësore në kujdesin e lëkurës!

J L

Me ardhjen e pranverës ndryshon dhe rutina për kujdesin e lëkurës. Në sezonin e ri, lëkura duhet të ripërtërihet. Dimri e ka bërë më të thatë, të zbehtë, të dehidratuar për shkak të temperaturave të ftohta dhe erës, si dhe qarkullimit të ulët të gjakut dhe ushqyesve.

Për më tepër, në dimër ka një tendencë për të qëndruar në ambiente të mbyllura dhe mungesa e dritës “për fat të keq” ndryshon ngjyrën e lëkurës. Për mos të përmendur pastaj dëmet e kompjuterit në fytyrë, që prekin të gjithë ata që punojnë për shumë orë në PC

Çfarë duhet të bëjmë konkretisht?

1.Në mëngjes fytyra duhet të pastrohet me xhel pastrues, nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të thatë. Cili është qëllimi? Të hiqni yndyrën e krijuar gjatë natës.

2.Pastrimi i lëkurës si dhe hidratimi janë procese të rëndësishme, përmes të cilave lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e bukur. Në ditët e ngrohta fokusohuni tek hidratimi.

3.Fytyra duhet hidratuar dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, duke qenë se pas dimrit lëkura është e thatë. Kështu ajo do të bëhet e butë dhe e freskët. Gjithashtu, duhet të përdorni krem me faktor mbrojtës gjatë ditës.

4.Tonifikimi i lëkurës është një proces që nuk duhet lënë pas dore. Aplikimi i tonikut ju siguron një lëkurë më të freskët dhe pamje më të gjallë.

5.Elementi thelbësor për të pasur një lëkurë të bukur është maska. Aplikimi i maskës në fytyrë ndihmon në ushqyerjen, zbutjen dhe shkëlqimin e lëkurës. Lëkura duhet të jetë e pastër kur të bëhet maska dhe duhet mbajtur 10 deri 15 minuta.

6.Kujdes i veçantë duhet treguar për zonën rreth syve, për shkak se lëkura është më e ndjeshme. Nëse nuk kujdeseni për këtë, do të keni një pamje të lodhur. Aplikoni kremine përshtatshëm kundër rrudhave për këtë zonë dhe për rrathët e zinj, duke siguruar hidratimin e duhur.

7.Edhe buzët janë shumë të ndjeshme. Si fillim këshillohet përdorimi i një balsami ushqyes.

8.Hiqni dorë nga kremi pudër. Përdorimi i kremit pudër në ditët e ngrohta është i rëndë për lëkurën tuaj. Kjo periudhë është e duhura për përdorimin e kremrave BB dhe jo CC.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *