Rinas, sulmohet avioni i Austrian Airlines, grabiten 10 mln euro, një i vrarë

Bora Basholli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rinas. Informacionet e para flasin për një grabitje me armë.

Sipas mediave ka pasur rezistencë dhe të shtëna me armë. Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes.

Autorët e grabitjes kanë qenë me një makinë pa targa dhe me mbishkrimin “Hetimi tatimor”.

Ata i kanë dalë para makinës blind të parave me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit, kanë grabitur lekët në pistën e avionit dhe janë larguar. Shuma e grabitur dyshohet të jetë 2 milionë euro.

Grabitja ndodhi rreth orës 15:00 në rrugën e Rinasit që të çon për në aeroport. Paratë që i përkasin një banke të nivelit të dytë, do të transportoheshin jashtë shtetit. Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se ata kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe dy prokurorë të Krimeve të Rënda, Kreshnik Ajazi dhe Ndini Tavani.

Ndërkohë mësohet se pranë vendit ku u grabit blindi me para, nga persona ende të paidentifikuar, një automjet dyshohet të jetë duke u djegur.

Dyshimet janë që makina t’u përkasë autorëve, të njëjta si edhe në grabitjet e tjera, autorët i djegin makinat për të humbur gjurmët.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Në vitin 2017, 1.5 milionë euro u grabitën në mes të ditës në rrugën e Rinasit, ku autorët e armatosur zbritën nga makinat e tyre duke i drejtuar armët personave në blindin me paratë.

Në vitin 2015 tjetër grabitje ndodhi në ambjentet e brendshme të aeroportit të Rinasit.

Informacion paraprak i policisë

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

b.b/dita

Share This Article
25 Comments
  • ateher skani pse shkoni me larg,hajdutin e keni nga te shtepise.
    vetem pjastaret e shtepis e dine ku jane te rezervuara ekonomite e saja.
    komshiu se dinte venin ku moma ime vite paret perveçse neve qe e shihnim kur menjanote pak trupin nga para dhe terhiqte sutienen. 😉

    • Imagjino cfare sigurie. E si mos Te ikon njerezit nga shqiperia. Edvin haleja e ka kthyer ne parajse te krimineleve me dhe pa kollare. Vetem vrasje perdite ne cdo cep te Shqiperise. E edvin rama funderrina krekoset si gjeli maje plehut perdite. Poshte funderrina edvin rame haleja. Populli te ngrihet dhe ta shporre kete ndyresire kryeminister.

        • Ti qe me kundershton me kete koment je nje kazan me edvin halene dhe po e qelbni shqiperine cdo dite. Po ta dine shqipetaret se cfare po i ben Shqiperise edvin rame haleja nuk e lene po i shkoj ne i mash e I vogel dhe e kapin ne zverk atje ku eshte dhe e hedhin ne lane. Po derisa mashtruesa si ju veprojne akoma e vene popullin ne gjume ne nje kohe qe edvin rama Po jua fut Te keqen dhe ujin nen rrogoz dhe kur tju laget menderja do te jete vone.

    • Ne Itali vidhen rregullisht 5-6 furgona te blinduar ne muaj kurse ne Shqiperi nje ne vit dhe policia po i ndjek dhe mesiguri do i kap prandaj nuk ke pse qahesh per sigurine ne vendin tone.

  • E keni HAJDUTIN brenda AEROPORTIT , qê bashkèpunon me KRRIMINELËT , BANDITËT dhe KRYEHAJDUTËT !!!!!! Edvin Rama të Shkarkojë gjithë STRUKTURËN KRRIMINALE qê punon në RINAS tani sa NUK ështê vonë !!! SOT Jo NESËR !!!! DUHET REPREZALJE !!!!! Tè PUSHOHEN nga PUNA gjithë POLICAT e RINASIT dhe gjithë PUNONJËSIT e tjerë , qofshin këta edhe MEKANIKË !!!!!! I LUMTË DORA POLICIT që VRAU BANDITIN !!!! POLICI duhet të DEKOROHET me MEDALJE ARI !!!!!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pafund për POLICIN që e VRAU si QËN , KRRIMINELIN e NEVERITUR dhe të URRYER .

  • Ai qê SHAN POLICINÈ e SHTETIT dhe Ministrin LLESHAJ , i Qifsha Motrën dhe ROBTË !!!! POLICIA e ka bërë detyrën shumè shumë mire duke LUFTUAR DHÈMBÊ për DHËMBË me KRIMINELËT dhe BANDITËT , dhe duke ja QIRË Motrën dhe ROBTË njërit prej KRIMINELËVE !!!!! Tani ështê Çështje kohe dhe ata 3 BANDITËT e tjerê brenda 24 ORÈVE do IDENTIFIKOHEN dhe do KAPEN nga POLICIA , në ÇËSHTJE ORÈSH !!!!!!!!!!! RROFTË POLICIA e SHTETIT !!!!! VDEKJE e GJYKATËSVE dhe PROKURORËVE të PLEPAVE të DURRËSIT

  • Tani mundesisht gjeni ate roje qe zbatoi detyren dhe qelloi
    grabitesin.Arrestojeni dhe denojeni,se per kete jeni shtet kampion.Ashtu si gjetet dhe denuat ata qe vrane Jurgen kriminelin,qe mburrej neper studio se kishte vrare te jatin.

  • Po po,aty rri ti ku te ka vene Rama ne gjume “Ra shiu e ka fajin Saliu” Ujku-ujku po cakalli beri namin.
    Mos kujto se po mbroj shpellarin,po nuk jam as me
    “qytetar” donkishotin

  • Nuk eshte momenti te shajme policine. Por policia te beje detyren se per ate pune eshte. Dmth kujt tjeter pervec policise duhet tja kerkojme te mbaj rregull. Nga sna tjeter ata qe godasin e ulin policine mendoj duhen share.

  • I lumte policise per reagimin e shpejte dhe vrasjes te nje krimineli. Me çudite fakti qe Shqiperia EKSPORTON VALUTE. Kaq vend i pasur jemi? Perse Banka e Shqiperise nuk shtyp leke dhe e blen kete valute por i len hapesira bankave te nivelit te dyte ta nxjerrin jashte? Kush po spekullon me pasurine tone, me valuten qe emigracioni sjell ne atdhe per zhvillimin e tij?.Kaq lire blehet valuta ne Shqiperi?

  • Ministri i brendshëm të marë një cifteli fhe të japë koncert në ayë 4 5 fshatrat të Fushë Krujës ku jetojnë enjihen nga të gjithë bandat dhe ata që përdorin eksplozivë dhe vjedhin.Këtë mundet ta.bëjë mirë së bashku me orkestrën e tij.Policia nuk është stërvitje mësimore komanda shtabi.Policia kërkon pagure të fortë jo gjuhë të huaj.

  • Ku jeni zoterinj të shtetit,nuk po e shikoni se si ata që sulmojnë shtetin duke braktisur parlamentin,po ngrenë grupet terroriste?Ç’farë nuk kuptoni?Këto nuk lindin nga asgjëja por nga konsumi i përditshëm i kanosjeve dhe deklaratave fashiste të opozitarëve ekstremistë të cilët ushqejnë ngijtjen dorë kundër rendit dhe policisë në detyrë kudo dhe në ç’do rrugë e qytet.
    A nuk është e qartë se të transferosh luftën parlamentare në rrugë do të thotë të perdorish mjete e metoda terrorriste,të ngresh skuadrat e terrorrit?.Si mund të lejoni ballafaqimin e personave apo grupeve të veçanta me policin që është në detyrë?Ka një moment kritik që mund të vijë nga ky ushtrim dhune dhe ajo është demoralizimi dhe demotivimi i forcave të rendit,dhe kur arrin këjo pikë kritike tatëpjeta nuk ndalet më.Dhe do jenë pikërisht organizatorët e mësipërm të kësaj situate të cilët do marrin flamurin e demaskimit të shtetit dhe ekzekutivit duke shpallur se e kishin paralajmëruar me kohë dobësinë e kësaj qeverie dhe strukturave të saj.Nuk ka filozofi tjetër,terrorrizmi usnhqehet nga frymëzuesit jo nga gjëndja ekonomike.

  • Vete atoriteti i bankes duhet te organizoi me levizjen e shumave monitare te shoqerohen me skort policie deri sa te normalizohet rendi dhe qetesia.Njikohesisht shoferi transportimit (i automjetit)duhet te paiset me arme.

  • Per mua me mire qe i kane vjedhur, te pakten parat do rrijne ne Shqiperi. Cfare eshte gjithe kjo nxjerrje valute jashte shtetit?Shqiptaret s’i kane parat per te paguar borxhet e bankave greke. Te pakten ata qe i vodhen do i perdorin ne Shqiperi, se per ti nxjerr jashte nuk i nxjerrin.

    • Alban! Ato para prap jashte do te perdoren se jane per Zenin e Berishes, i cili sic e di edhe ti jashte i perdor. Nuk ka guxim njeri tjeter te vjedhin e vrasin ne Shqiperi pervec Sali Vicidolasit. Cdo gje e zeze e ka emrin Sali.

  • TURP E FAQJA E ZEZE PER ….

    AEROPORTET JANE OBJEKTE STRATEGJIKE NE MBARE BOTEN !

    Aeroportet jo vetem nderkombetare, por edhe kombetare jane objekte strategjike te nje rendesie te vecante.
    Aq me teper i vetmi Aeroport Nderkombetar i nje shteti sic eshte ai i Rinasit.
    Prokuroria e Krimeve te Renda, SHISH- i flejne gjume.
    Kur nje bande hajdutash futen e rrembejne 10 milione euro ne mes te dites po nje Bande terroristesh te Al Keidas, ISIS-it… cfare mund te benín me 150 pasagjeret, pilotet, ekuipazhin e aeroplanit dhe vete avionin qe mund ta perdornin si nje rakete gjigande ne qe nder te Tiranes apo ne cilindo kryeqytet te Evropes !?
    Turp e faqja e zeze per ata qe dhane me koncesion te vetmin Aerpiet Nderkombetar te Shqiperise!
    Qeveria dhe Kuvendi i Shqiperise duhet te anullojne menjehere kontraten e Koncesionit te Aeroportit “ Nene Tereza” dhe te padisin kompanine koncesionare ne Gjykaten Nderkombetare jo vetem per kete akt, por edhe per spekullimet me cmimet stratosferike te sherbimeve te tyre duke e bere aeroportin me te shtrenjte ne Evrope per qytetaret shqiptare dhe te huaj.
    Prokuroria e Pergjithshme dhe KLSH te ngrene nje Task Force, Grup Hetimor special per kete koncesion dhe te coje ne pranga cilindo qe ka futur e ngjyer duart ne kete afere te piste qe rrezikon sigurine kombetare dhe qytetare ne Shqiperi!
    Te njejten gje te beje edhe Kuvendi i Shqiperise !

  • Fat i madh qe ne avion nuk qe as kryeministri, shoku Edi Rama as ministri Lleshi sepse , ruajna o zot, banditet do tu venin gryken e armes ne koke dhe do ti rrembenin e ne, populli fatkeq, do te ngelnim pa kryeminister dhe pa minister te brendshem!
    Njerez, mos u merzitni, 10 miljon euro jane, nuk jane qindra miljone qe po vidhen haptasi ne mes te dites, pa maska e pa kallash, me tendera, me koncesione me PPP e me lloj lloj formash nga qeveritaret tane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *