Presidenca: Ndërhyrja tek “Bregu i Lumit” tinëzare, të hetohet urgjentisht policia

Ornela

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet shumë i shqetësuar mbi sjelljen e autoriteteve publike në zonën e quajtur “Bregu i Lumit” ku këto ditë pati përplasje mes policisë dhe banorëve.

Në reagimin për shtyp të zëdhënësit të presidencës, nënvizohet se përzgjedhja e kohës së ndërhyrjes për të nxjerrë qytetarët nga shtëpitë e tyre dhe mënyra e veprimit, duket një logjikë jo shtetërore, por tinëzare dhe nuk reflekton asnjë mbështetje ligjore.

Gjithashtu i kërkohet Avokatit të Popullit, të hetojë urgjentisht të gjitha veprimet e Policisë së Shtetit.

Reagimi

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta e ka ndjekur me shumë shqetësim situatën konfliktuale të dy ditëve të fundit të krijuar në Tiranë për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve publike për prishjen e banesave, me qëllim realizimin e projektit të zgjatimit të Bulevardit të Ri, në zonën e quajtur “Bregu i Lumit”.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar, Presidenti Meta shprehet shumë i shqetësuar mbi sjelljen e autoriteteve publike për të ndërhyrë përtej çdo lloj logjike njerëzore, si dhe për përdorimin e forcave të Policisë së Shtetit për të ndërhyrë në banesa në mënyrën brutale dhe aspak profesionale.

Përzgjedhja e kohës së ndërhyrjes për të nxjerrë qytetarët nga shtëpitë e tyre dhe mënyra e veprimit, duket një logjikë jo shtetërore, por tinzare dhe nuk reflekton asnjë mbështetje ligjore.

Presidenti vlerëson se përdorimi i gazit lotsjellës duke detyruar banorët të dalin nga shtëpitë e tyre është një akt i papranueshëm.

Presidenti i Republikës, i bën thirrje autoriteteve publike, Bashkisë Tiranë, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Brendshme, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, IKMT, IMT të Bashkisë  Tiranë, që:

Të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut,  që gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe duhen domosdoshmërish të mbrohen;

Të zbatojnë me përpikëri procedurat ligjore për shpronësimin për interes publik, të të gjithë personave që preken nga ky projekt, si të atyre që gëzojnë një certifikatë pronësie, por edhe të atyre që nuk kanë mundur të ligjërojnë dot banesat e ndërtuara edhe pse janë aty prej më se 20-vitesh;

Presidenti i Republikës, vlerëson se realizimi i këtij projekti urban të rëndësishëm për qytetin e Tiranës, nuk duhet të pengohet dhe as të vonohet, por vënia në zbatim e tij, nuk duhet të shkatërrojë të ardhmen dhe jetën e shtresave më të pamundura të shoqërisë.

Institucionet publike duhet të angazhohen për ta zgjidhur ligjërisht problemin dhe nëse një akt nënligjor që rregullon gjendjen nuk ekziston, ai mund të krijohet dhe të vihet në zbatim. Kjo është detyra primare e qeverisë, që brenda parashikimeve të ligjit dhe në respektim të parimeve, të drejtave dhe lirive themelore kushtetuese, duhet të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe për interesin publik në tërësi;

Qeveria dhe Bashkia Tiranë duhet të tregojnë vullnet për zgjidhjen e këtij konflikti. Banorët kanë kërkuar dëmshpërblim për shtëpitë e tyre dhe nga konflikti që ka lindur rezulton se kërkesat e tyre nuk janë trajtuar në themel as nga Bashkia Tiranë dhe as nga Qeveria.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre pasi janë aty prej më se 20 vitesh dhe shteti edhe pse e njeh gjendjen prej vitesh, nuk mundet t’i trajtojë ata si zaptues, pasi çdokush meriton të drejtën për të pasur një strehë dhe për të rritur fëmijët e tij si gjithë të tjerët.

Qeveria në raste të ngjashme dhe identike me këtë rast, kur ka patur vullnet, ka mbajtur qëndrime pozitive përgjatë viteve 2011, 2012, 2015 në zbatimin e disa projekteve të infrastrukturës rrugore, të tilla si zgjatimi i Bulevardit Zogu I (pjesa parë), pjesa tjetër e Unazës së Madhe (segmenti Pallati me Shigjeta-Kopshti Zoologjik), si dhe Unaza hyrëse e qytetit të Vlorës. Në mungesë të kuadrit ligjor për rregullimin e çështjeve të shpronësimit të objekteve të palegalizuara që prekeshin, qeveria ka ndërhyrë duke nxjerrë akte nënligjore dhe duke i trajtuar me respekt e humanizëm banorët që janë dëmtuar nga realizimi i këtyre projekteve respektivisht: me VKM nr.563/2011, VKM nr.560/2012, VKM nr. 133/2015. Trajtimi i ndryshëm që i bëhet banorëve sot, tregon shenja të dukshme diskriminimi dhe njëanshmërie, që duket se kanë prodhuar këtë konflikt brutal të shtetit me qytetarët e tij.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, është një, pavarësisht se kush është forca politike që drejton dhe ajo duhet t’i trajtojë qytetarët në mënyrë të barabartë. Qeveria duhet të garantojë qytetarët e prekur nga realizimi i projekteve publike, të kenë mundësi të rifillojnë jetën e tyre me sa më pak dhimbje dhe kosto, që vijnë për shkak të humbjes së banesës së tyre.

Për këto arsye, Presidenti i Republikës, i kërkon:

Avokatit të Popullit, të hetojë urgjentisht të gjitha veprimet e Policisë së Shtetit;

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të hetojë veprimet e institucioneve shtetërore në trajtimin e rastit në fjalë;

Organit të Prokurorisë, të nisë menjëherë verifikimet përkatëse për të analizuar në detaj të gjitha veprimet arbitrare të organeve publike dhe Policisë së Shtetit, si edhe të dërgojë përpara drejtësisë të gjithë personat përgjegjës ;

Organizatave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, të hetojnë dhe të reagojnë për çdo akt dhune të panevojshëm që Policia e Shtetit dhe institucionet shtetërore kanë ushtruar sot ndaj qytetarëve të pambrojtur.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Po cmendet presidenti!Vizitojeni te mjeku urgjentisht dhe zevendesojeni se rrezikohet shteti me kete njeri te papergjegjshem qe po pengon zhvillimin e vendit!

  • Presidenti qenka merakosur keq nga vizita e Zoterise nga Amerika 🙂

    Like nuk ja tregon dot te tjereve ” Romanin” duke shfletosur nje resht nga mesi i librit.

    Ne tjeter vend e ke hallin ti o mender president.

    Po te sugjeroj t’i rekomandosh gruas te bej kujdes me deklaratat ne media kunder te derguarit te SHBA., se nuk jane si te dergiarit e BE ata. Te nisin ne azil si Gruevskin.

  • O byth…ir i
    Tomorrices paligjshmerine ti njeh per te ligjeshme ?! Mor plehre – president leshi ka 30 vjet qe gezoni pronen e pronareve te ligjshem ju grabites shpellash e malesh ,
    Shqiperia per ju rrace hajdutesh eshte mall belik duke protestuar me keta budallenj vandal-zaptues kunder shtetit te se drejtes dhe qytetareve te ndershem ne gjithe
    Shqiperine , po te vjen ngordhja like hajduti me gjithe sorollopin tuaj .

  • Nuk i kuptoj ketu disa komentues qe perligjin arbitraritetin e policise dhe i kundervihen Presidentit me pa te drejte, e nese shtojme dhe deklaratat e Rames mbas zgjedhjes se LIkes President ku deklaroi qe Ilir Meta eshte politikan rrace, keshtu presidenti nuk gabon , ka shume te drejte edhe ne kete rast.

  • Ky far “Presidenti” duhet te tregoje a eshte me shtetin shqiptar dhe per shtetin shqiptar a eshte me arushat e malit dhe punon per arushat e malit te PD&LSI qe gjithkah e ne çdo kohe po e bejne nga nje “Breg Muti” te madh per çka po qesh e gjithe bota… Policia, z. “President” eshte per ta mbrojtur rendin dhe ligjin dhe ne kesi rastesh qytetaret duhet te kuptojne se nuk mund ta provokojne shtetin, por shteti eshte ai qe duhet t’ua zgjidhe problemet qe u shkaktohen qytetareve nga projekte te tilla, me rendesi kombetare… “Presidenti” duhet ta di se brigjet dhe “Bregun e Mutit” te madh po e bejne PD&LSI duke i nxitur dhe mbeshtetur “qytetaret” qe t’i kundervuhen Policise se Shtetit… Kshtu qe “Presidenti” me mire do ishte qe te merrte masa ndaj PD&LSI qe vazhdimisht po i nxisin dhe mbeshtesin “shqiptaret” kunder shtetit shqiptar dhe kjo eshte per marre t’Zotit!…

    DRENICA E KUQE

  • O zoti mender president, qe kerkon te mbrosh pronen e vjedhur, a je ne terezi apo te ka ikur truri? Sigurisht sepse edhe ti je si ata te bregut te lumit, pronat i ke te vjedhura dhe te grabitura dhe mos u cudit kur te vije radha edhe ty e sojit e sorollopit tend. Mos u perpiq te shkaktosh trazira e rremuja per te mbuluar vjedhjet tuaja!!!

  • like floriri esht merzitur shum se nuk ja dhjeu njeri mones i than po deshe po nuk deshe ne trapt zgjedhjet do behen presidentit u dogj dhe karta e fundit qe pat tani tna nderoi dhe te mbaj fjalen te vrasi veten te terheqi kemben zvarr te mari Salen me Ramen mbrapa se na can drasen

  • Ore Like a je ne metro more. Ne cfare ilacesh te ka vene Mona ore ditezi.Pse u shqetesove ti per banditet e astirit e nuk shqetesohesh a te dalesh me nje deklarate per cfare ndodhi sot ne Rinas ?????!!!!!Apo keta te rinasit jane miqte e Sales e Lulkes e Mones tende. President inkopetent prej shume kohesh . Largohu populli nuk te do.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *