Ndoka: Dua të jap kontributin në mbështetje të mazhorancës

redaktor

Mazhoranca edhe pse ka arritur shifren e artë prej 84 mandatesh në të ardhmen mund te ketë edhe voten e Nard Ndokës, kryetarit të PDK aktualisht në opozitë i cili u zgjodh deputet në 23 qershor nga listat e Partisë Demokratike. Deklarata u bë në emisionin Tonight Ilva Tare, ku Ndoka shprehu qartë se shumica do të kishte edhe mbështetjen e tij.

“Kam një histori opozitare, tre vite pjesë e asaj opozite e shoh me gjakëftohtësi, madje do të dëshiroja që edhe unë të jepja kontributin tim për të mbështetur mazhorancën”tha ai.
Në debatin e djeshëm për radikalizimin e opozitës ish-ministri i Drejtësisë, Enkeled Alibeaj, shpreu bindjen se bojkoti do t’i shërbente më së miri opozitës.

“Jo vetëm është një rrugë e zgjedhur me dashje direkt nga ana e PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha, por besoj se kjo është një sjellje që jep frytet e veta më shpejt” u shpreh Alibeaj.

Ndërkaq analisti, Lorenc Vangjeli, tha se mazhoranca duhet të ishte konsultuar për shtyrjen e ligjit për administratën civile.

“Përgjegjësia duhet parë edhe tek shumica, është gjithmonë mazhoranca e cila duhet të shtrijë urat e komunikimit. Qeveria e zotit.Rama e përgatiti pothuajse në fshehtësi këtë akt normativ”.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, e konsideron të pajustifikueshëm veprimin e opozitës.

“Edhe deklarata që bën Sali Berisha, kryetari de fakto i PD, por edhe ato që thotë Lulzim Basha janë qëndrim politik i tyre që duan ta radikalizojnë historinë. Gjetën këtë moment të ligjit të shërbimit civil dhe duan të krijojnë një raport të ri me vetëveten dhe me grupin e vet parlamentar”u shpreh ai.

Share This Article
8 Comments
  • Maxhoranca ta nxjeri pd jashte ligjit ,dhe drejtusit e pd te gjithe ne burg si ata te agimit te arte grek

  • Ndoka eshte burre me mend ,i duhet maxhorances !!
    Kush ka me pak se 70 deputete ne kuvend eshte ne opozite ,kush ka me shume se 70 deputete eshte ne maxhorance .N.Ndoka politolog

  • Berisha sa rende gabove. A behej deputet ky injorant. Me e bukura eshte se po
    perpiqet te beje dhe si dinak.
    Cna bete , kaq te keqinj jemi sa i bie radha dhe ketij te na perfaqesoj.

  • Noka fjithe jeten e tij ka bere bisnes me partite politike. Ky lloj bixhozxhiu mbetet i vetem ne llojin e vet gjate historise se pos-komunizmit shqiptar. Nuk e ka per turp qe te ta lype cope edhe pse per te thone qe nuk ka aspak moral. Ishte ne opozite te cilen sot e kujton me nostalgji por kur mendoi se nuk kishte me shpresa qe te rrikthehej ne qeverisje iku e mori malet. U dorezua tek Berisha dhe ai i dha postin e zv/ministrit te mbrojjes. Pastaj beri fushate per kampin e tij qe tani eshte humbes. ne studjot televizive villte vrer kunder Edi edhe pse nuk paraqiste asnje argument. Shante si saliu karakterin e piktorit dhe ngjallte shprese per nje fitore plebishitare te saliisteve. por gjerat nuk shkuan ashtu siç enderonte ky birbo ish mekanin semeteje. Tani pa asnje moral i thote çiao berishes qe e vendosi si stature te partise se tij ne zgjedhjet e fundit. Mjafton qe te realizoj deshirat dhe interesin e tij familjar. Thjesht monster. Nuk e beson me asnjenjeri. le te lutet e te jargavitet ekraneve deri sa te mbaroj kete mandat depuuteti dhe pastaj … Do te jete qytetar i thjeshte.

  • Mire ti behet Sales, kur e riciklove kete sharlatan….cfare vuajte me e heqe nga Minister …nuk zure mend…..nuk te duhet gje ky mercenar, as ata qe erdhen nga ps..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *