Pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe krerët e partive opozitare Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta në Presidencë.
Takimi ka zgjatur për më shumë se një orë dhe në fokus mendohet se ka qenë kriza politike në vend.
Ndërkohë ditën e djeshme Palmer ka zhvilluar një takim informal edhe me Ambasadorët e BE-së në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se ishte një takim miqësor.
“Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.
Interes i ndërsjellët për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”.
b.b/dita

TI PO TI, TE ERDHI MIKU DHE TE THA O KTHEJU OR HAJDUT OR BURGU TE PRET ZGJIDH KE DO.
Si shkoi muhabeti o Meta .Cthote per SPAK ky zotnia ,se aty e kemi shpresen ne populli i neperkembur ,qe na eshte rrembyer dinjiteti qe nga 45 e deri me sot.Se per ekonomine as behet fjale ,nga korrupsioni galopant dhe kriminialiteti , ,po e braktisin rinia per dite vatanin e Like Meta..Si nuk te vjen turp o Mete , kur permend shtetin e te drejtes ,ku e ke .Ne shqiperi eshte rrembyer prona nga ju banditet e ketij tranzicioni post komunist ..sa troje e hotele ke ne te gjithe bregdetin ti personalisht o Like ,ku i gjete ,apo i ke nga babai nga cepani i skraparit ? Po e coni rinine shqiptare per skrap .Me serjoz ,Z President..???
Like Muti ka prona te panumerta ne emer te personave te tjere.