Turistët në Shqipëri nuk po vijnë vetëm për detin. Të huajt që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë tërheqës gjejnë dhe malet.
Kështu është shprehur Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, nga Valbona. Ai u shpreh se falë investimeve e traditës është shënuar një hap i rëndësishme në turizmin malor në vend.
“Ne na duhet që të kuptojmë se çfarë duan operatorët e zonës. Në sondazhet që kemi realizuar me turistët e ardhur në Shqipëri, që kemi kategori të caktuara turistësh, të cilët nuk e duan detin shqiptar, kanë det në vendet e tyre, por ama e gjithë zona e Evropës nga ku vijnë turistët dominon zonën malore.
Vijnë në Shqipëri për të parë bukuritë e maleve, për të parë malin e Korabit, për të shkuar në Tomorr, për të ndjekur zonën e Currajve të epërm, turistët çekë, zonën e mbi Shkodrës, pra kemi shumë pole, të cilat na duhen që t’i administrojmë më mirë, pasi realisht prodhohet më shumë ekonomi dhe më shumë punësim”
Ministri Klosi inspektoi edhe punimet që kanë nisur për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në zonë. Investim i cili pritet të shtojë kapacitetet mikpritëse në Valbonë.
“Ky është një hotel që vjen në standardet e hoteleve me 5 yje, që ofron 80 dhoma dhe një sërë aksesorësh të tjerë, që është kaq i nevojshëm për zonat alpine.
Ajo që na duhet të diskutojmë me ju është sesa të përgatitur jemi ne për të siguruar shërbim, kamarierë, kuzhinierë, njerëz që ofrojnë shërbime brenda bujtinave, guesthouse-ve dhe një hoteli të vërtetë brenda bujtinave, guesthouse-ve dhe një hoteli të vërtetë me 5 yje në zonën e Valbonës”
Ka ardhur koha, vuri në dukje Ministri i Turizmit, që dhe guidat të kryhen nga njerëz profesionist. Arsye kjo që për herë të parë ka nisur dhe certifikimi i udhërrëfyesve turistike.
b.b/dita

Po ky e ka fjalen per investimet per Hidrovcentralet, me ato do e zhvilloje turizmin?
Zoti Klosi,
Kam 5 muaj qe marr kontakt me agjensite turistike ne Tirane .Ne gusht dhe shtator kerkojme qe te vijme ne Shqiperi per pushime ;
6 dite ne fund te gushtit ne Valbone dhe 6 dite ne fillim te shtatorit ne jug prane detit.
E fundit pergjigje me erdhi para 3 ditesh.
LAkoma nuk na kane ardhur tarifat dhe planifikimi per vitin 2019.”
A nuk eshte kjo nje skandal?