Si ndodhi vjedhja në Rinas, autorët me armë në shkallët e avionit (foto)

Bora Basholli

Ngjason me një film aksion që mund të keni parë në TV.  Por pas zbardhjes nga media të dinamikës së ngjarjes duket si e menduar dhe e planifikuar në detaje. Jo gjithçka shkoi si duhet, deri në momentin që një prej grabitësve u vra.

Grabitja e sotme brenda vendit ndoshta më të sigurt në Shqipëri, aeroportit “Nënë Tereza”, madje brenda avionit ka lënë shumëkënd pa mënd se si është realizuar.

“Balkanweb” ka sjellë momentin kur grabitësit të armatosur i janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës.

Në pamje duket një person i ngjashëm me personin e vrarë, me syze por pa maskë në fytyrë, jelek të zi dhe pantallona të zeza. Ai ndodhet anash avionit, pranë barkut, ku ndodheshin edhe paratë.

Para tij, ndodhet grabitësi tjetër por me uniformë tjetër, me lara ushtarake (uniformë operacionale) teksa me armën e ngritur kërcënon punonjësit. Të dy mbajnë në duar doreza.

Po kështu duken edhe bagazhet teksa futen në avion.

Këto janë pamjet e para, të qarta të ngjarjes dhe grabitësve brenda pistës në aeroportin e Rinasit. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00, teksa pesë persona i janë afruar me një mjet ku shkruhej “hetimi tatimor”, aeroportit. Tre kanë hyrë brenda pistës dhe kanë marrë paratë, dy të tjerë kanë qëndruar në makinë.

Sapo kanë marrë paratë autorët janë larguar por janë përballur me FNSH-të dhe policinë kufitare të Rinasit në një rrugë dytësore ku kanë shkëmbyer zjarr.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit dyshohet se ka humbur jetën dhe grabitësi që duket qartë në foto, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, pasi ka qenë i vetmi pa maskë.

Viktima u hodh pranë lumit në urën e Tapizës nga pjesa tjetër e grupit. Ai nuk kishte asnjë mjet identiteti.

Policia ka gjetur furgonin me të cilin u krye vjedhja brenda të cilit kishte armatim. Ndërkohë që një automjet tjetër i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores dyshohet se është përdorur nga grabitësit për t’u larguar nga aeroporti.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të tjerë grabitjes. Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Për ngjarjen policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni, mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit. Ky është rasti i dytë i grabitjes së parave brenda pistës së aeroportit të Rinasit dhe i katërti i grabitjes së parave të bankave që shkojnë drejt Rinasit.

b.b/dita

Share This Article
13 Comments
    • o turku i mutit
      ky kokloqja ndoshta nuk ka pasur mundësi tjetër!!nuk i kanë lënë mundësi tjetër përveçse të tregojë fytyrën!!
      e di se për se o turk karit??
      sepse duhet një pistë për të drejtuar hetimet në rrugën e gabuar ose pa krye!!
      shiko atë me kurriz se si është siguruar!me jelek anti plumb por jo si ky i këtij lalit për patllake me ujë,por me pllaka qeramike,që mbajnë 12.7shin!
      kështu që ky lali që nuk ka pasur maskë,se nuk deshte të prishte krhjen e flokëve,është përdorur për KOKË TURKU!!
      pra si puna tënde!!

      kjo përgjigje vlen dhe për Beni,që duket se është jashtëzakonisht i zgjuar,por vetëm për të menduar vetëm një gjysëm lëvizje!!as një të plotë,nuk është i zoti të mendojë!!

  • Edhe sa here do vidhet aty!!!
    Rinasi eshte bere fushe stervitje per ekipin kampion kombetar te grabitjes.Banda e babagjysheve ra ne kategorine e dyte

  • Forcat operacionale “Antiterror” ne kohen kur drejtor i antiterrorit ishte Agron Kulici (Koliqi apo Kulicaj sic i eshte referuar jo rralle) kane pasur pregatitje te posacme dhe sot jane pjese e strukturave “paramilitare” qe perdoren ne operacione te rendesise se vecante sipas porosise.
    Te qenit pa pushtet, ose ne kerkim te mbajtjes se pushtetit do leke. Njerezit duhen paguar per te dale ne protesta, ose per ti mbajtur ne shtepi, nderkohe bankave u duhen ngjarje te tilla per te lare parate qe hyne ng akrimi i organizuar. Humbin 4 milione, deklarohen 10.5 dhe aq merren nga kompanite e ri-sigurimit. Banka fiton, “antiterrori” fiton, dhe aksioni per pushtet fiton se mbetet ne pushte ose e merr ate.

  • SHQYPNIA E HAJDUTEVE ENVERISTE DHE MEDIA AMATORE KOMBETARE

    Shikoni sa groteske jane te gjitha vjedhjet e miliona eurove ne aeroportin e Rinasit, media jone tra-la-la te budalleps akoma me shume me hollesite idiote qe hedh si llogje papushim nga emisionet TV ku hyn sagllam dhe del debil ne fund, ministrja Balluku deklaron se Shteti yne eshte nje MUT i madh ku hajdutet bejne si te duan ne mes te pistes, por askujt nuk i shkon ne mendje te pyese me llogjike te ftohte intelektuale:

    PSE BANKAT NE SHQYPNI I TRANSPORTOJNE LEKAT NE SHUMA ME MILIONE EURO JASHTE SHTETIT SI BANDITE MAFIOZE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR?

    Pse duhet te perdoret aeroporti i Rinasit si nje baze mafioze per te derguar para CASH jashte shtetit?

    NE CILIN VEND TE BOTES BEN VAKI NJE PASTRIM I TILLE I PARAVE TE PISTA “CASH” TE BANKAVE TE EDVIN DROGES?

    Ne vend te pyesin Kryeministrin tone Karagjoz, Edi Rama pse lejon nje rezil te tille financiar qe nuk e gjen askund ne Boten e Civilizuar, media jone kombetare fillon te akuzoje kinezet qe kullandrisin Rinasin si t’ja thote truni i tyre komunist i Mao Ce Dunit, apo policine debile dhe dallkauke te Rilindjes Enveriste.

    sepse:

    Eshte e qarte se keto miliona euros qe eksportohen iligalisht me thase permes aeroportit te Rinasit jane para te pista droge qe shkojne tek Mafia nderkombetare qe po e ben Shqypnine nje shtet rezil droge dhe shqyptaret si nje fis prej Afrike Zulu.

    PO PSE ME KETE MEDIA KARAGJOZE AMATORE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    • Ti idjoti inteloleshi e ke brenda patellxhanin qysh ne kohen e xhaxhit dhe nuk te del e keqja . Fjalen e pare apo te dyte e ke gjithmone rreth patellxhanit dhe sikletit patologjik qe ndjen , duke renkuar e perseritur refrene bajate ! Je vertet model i arrire i idjotesise shpellare vicidolase !
      Ti me budallallekun tend , kujton se te lexojne , porse askush nuk humbet kohe me ty , sepse i mjafton vetem nick-u yt , ndaj vetem pastrojne fytin , duke te hedhur ne fytyre kelbazen !

  • Me kaq shume para te vjedhura mund te mbushesh sheshin me protestues disa here dhe pastaj del e kuptueshme, qe populli “eshte kunder qeverise” dhe automatikisht luli me tufen e tij “ka plotesisht te drejte”, qe te hedhe shkelma e te sokellije si “i mençur”…
    Hetimet duhet te jene te gjithaneshme, te shpejta, me procesionaliste dhe njerez te besueshem.
    Akti i policise eshte i larte dhe vlen per te pershendetur te gjithe trupën ne aksion.

  • Nuk eshte vrare ky pa maske. shikoni foton e te vrarit qe eshte me xhup dhe me roba te forcave speciale. Ky pa maske eshte vetem me jelek dhe kemishe bojeqielli. Ju gazetaret e Dites shikoni mire pamjet para se te shkruani.

    • hudhi një sy kësaj”‘Rinasi’ në mediat e huaja. Reklama më e keqe në prag të sezonit turistik”,gazetat e huaja kanë fotografë më të mirë se këta tanët që përdorin celularët për të fotografuar!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *