Në bashkëbisedimin me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, mbi ecurinë e Paktit për Universitetin, rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës Bahri Musabelliu u vendos disa herë në vështirësi nga kreu i Bashkisë Erion Veliaj. Ky i fundit paraqiti disa prova të cilat faktonin “heshtjen” e rektorit të këtij universiteti përpara ndërtimeve pa leje që kanë mbirë në zonën e kampusit. Një tjetër provë e cila u paraqit ishte se si kreu i këtij universiteti nuk kishte lejuar juristët që të paraqiteshin në gjykatë, duke i hapur kështu rrugë kalimit të truallit tek privati.
Nga ana tjetër, Veliaj shprehu vendosmërinë e Bashkisë së drejton për ndërtimin e shkollës publike në Kodër Kamëz, tokë e cila tashmë ka kaluar në pronësi të Bashkisë pasi privati është shpronësuar.
Vetë Bahri Musabelliu pranoi se nesër do të paraqitet në prokurori e cila ka nisur hetimet për të gjitha shkeljet që ai ka bërë në krye të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
v.l. Dita

Ketyre kapobandave qe drejtojne universitetet u duan
bere libri i shtepise. Jane bere si sheiket arabe,te degje-
neruar e korruptuar deri ne palce ! Qerojini nje sahat e
me pare keta bajga qe u vjen ere km larg. Ne te semes
“Pashallaret e Kuq” ……!
Vetting ne Arsimin Universitar