Fjalët vënë në titull
Nuk janë fantazi
Janë realitet
Që ngjall neveri.
Nuk e kemi ngenë
Që të bëjmë gallatë
Këto poshtërsira
Ngjallin indinjatë.
Se gjithmonë kur kalit
Nis i bien thonjtë
Dihet kush vrapon
Që t’i heqë patkonjtë
Ata që kanë nisur
Këtë lojë të pistë
Dje përdorën drurin
Përmbi socialistë.
Këta që kanë nisur
Këtë lojë bajate
Në mitingjet tona
Gjuanin me domate.
Ata që sot majtas
I kërkojnë stimujt
Dje në mes të ditës
Na digjnin flamujt.
Na u bë “i majtë “
Dhe ky lloj biçimi
Kur PD i vinte
N’komision votimi.
Po na majtizohen
Këta puthadorë
Kur PD i mbajti
Si dash me këmborë.
Na qënka i majtë
Ky miell me hime
Kur PD s’u preku
As edhe një qime.
Ata që kërkojnë
PS t’i gradojë
Gjer dje fort na shanin
Të gjithë me një gojë.
Dhe pas çdo të share
Rritej histerizmi
Thonin me t’gajasur:
“Farë komunizmi”
Qeshen, hangarrisen
Dhe janë me humor
Erdha nga PD-ja
Më bëni drejtor.
Se për ju votova
Për herë të parë
Ndaj një drejtori
Më takon ta marr.
I mbajti PD-ja
Si veshka mes dhjamit
Duan nga PS-ja
Pjesën e Luanit.
Dhe heshtin të majtët
Të mirët pa hile
Që tetë vjet e pritën
Një dritëz jeshile.
Brehen ndënë vete
Edh tundin kokën
20 vjet pa punë
Por s’e drodhën votën.
Rrinë edhe dëgjojnë
Sytë u bëjnë xixa
Mos shkon në përrua
Një mal sakrifica?!

Vargje zemre. Faleminderit
Lideri i shquar
qe do beje epoka
nuk na qenka Rama
por i madhi Ndoka
Ndoka i madherishem
sot na beri ftese
se Ndoka eshte shembull
i burrit me bese
S’e ben per ofiqe
dhe as per drejtor
veç do te jape ndihmen
thjesht si nje gaztor
Komuniste sektare – u bene demokrate
dhe qimen nderruan ne pangjyren nate
Tash nderrojne prap ngjyre si kameleoni
nuk presin me naten, i iken avioni.