“Paret ikën, njerëzit u vranë, fajin kush e ka?”

Bora Basholli

Deputeti socialist Paulin Stërkaj ka reaguar duke komentuar  mbi super grabitjen e ndodhur dje në Rinas. Stërkaj shprehet se faji ka mbetur “jetim” për këtë ngjarje.

Jo e ka fajin koncesoniari, jo policia private.

Paret ikën. njerëzit u vranë.

Kush e ka fajin?

Ne kemi votuar një prokuror të përgjithshëm.

Pse?

S’paska asnjë kompetencë?” tha ai.

Deputeti i PS theksoi se kompania koncesionare e Rinasit vepron me rregulla të forta për pasagjerët në një kohë kur nuk siguron dot hapësirën e aerodromit të Rinasit.

Tani gjithmonë këto që thyejnë ligjin janë një hap më përpara në strategjinë e tyre për të bërë grabitjen. Realisht unë nuk i çmoj si të mira masat që janë marrë pas disa rasteve që kanë ndodhur në Rinas dhe në rrugën e Rinasit.

Duhet të hetohen më në thellësi problemet e lëvizjes së parave. Përderisa ka një kallauz që tregon se lëvizin një shumë e madhe parash, kjo tregon se ka një person që drejton. Edhe hetimi duhet të bëhet më i thellë.

Asnjë polici private nuk ka të drejtë për hyrë me armë tek avioni, pasi kalojnë në skaner. Unë i bëj thirrje koncesionarit që operon në aeroport, sa kontrollojnë çantat me kujdes, sa na heqin edhe rripin nga brezi, të sigurojnë territorin ku operojnë në Rinas, për të mos hyrë kriminelët siç hynë dje, pasi ka edhe pasoja.

Unë mendoj që policia e shtetit ka për të operuar pasi i ka provat”, u shpreh Stërkaj.

 

b.b/dita

Share This Article
10 Comments
  • Po ajo pune dihet o Paulin.
    Fajin e ka Saliu.
    Me kete shprehje ka 6 vjet qe j’a keni pjerdhur mendjen njerezve dhe vazhdoni ne rrugen tuaj te “suksesshme”.

    • Po ky eshte hajdut dhe halabak per vete.
      Nuk ka mbaruar filloren. Ben si specialist.
      Tru mundesi.
      Te rrofte ai qe te mban. Me keto akrobaci hengri buke ky dhe me Berishen dhe me Ramen.
      Tosi me Gazin i moren leket.

  • Ne Rinas kapin ndonje hallexhi pa garanci, qe i duhet te udhetoje ne Europe, nuk merren ata me gjera ordinere e koti, si grabitje apo vrasje

  • Kush u vra more, zoti Paulin ? Nje bandit,nje hajn,oh sa
    mire me kene shqiptare ! Nese gjysmen e Shqiperise
    Saliu e ka mbushur me bandat e tij, do zoti qe te shuhen
    te gjithe dhe ata qe do te mbeten ta dijne se kete holoka-
    ust shqiptare e mbolli Vicidolasi dhe askush tjeter. Ai ka
    frymezuar dhe vazhdon te frymezoje hajduterine,mafian
    shqiptare,bosi i se ciles eshte Ai vete, sebashku me ortaket e derivatet e tij. Beni nje prove,sillni 10 dit ne pushtet “Bacen” dhe me nje here do te pushojne tritolet,
    dinamitet,vjedhjet,vrasjet,terrorizmi ,te gjitha te keqijat qe
    ka ky vend. ” Baca” edhe ne grahmat e fundit nuk do reshte se beri keq ketij vendi sepse ashtu i ka udhezimet
    nga fqinjet tane: sabotime,terrorizem, destabilitet. Ky eshte leitmotivi i gjithe tradhetare dhe ardheshitesve te
    kombit shqiptar. Ketij kori antishqiptare eshte perfshire edhe klani elebiberajve pertej Oqeanit. Nje mallkim i madh per popullin shqiptar……!

  • Po kur nuk e di ti që PPP (Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme) nuk ka kompetenca, pse e votove? Apo ashtu ishte një “muhabet”? Po kur prokurorë e oficerë policie bëhen deputetë ti ty, normale është? Ato kanë bërë edhe betim ndaj kombit, flamurit dhe Kushtetutës, apo këtë nuk e di? TALLAVA’ komplet …

  • Sa te jete Saliu gjalle rilindja e ka fare te lehte te justifikoj çdo poshtersi e maskarallek qe kryen!!!! Problemi eshte kur te vdese Saliu si do ja bejne????????? Thone qe ne kryeministri eshte nje ekip i tere mjeshtra ne profesionin e demagogjise e intriges qe kane gati “platformen” per trushpelarjen e shoqerise pas vdekjes se Saliut!!!!??????

  • Te gjithe ju o barkderra injorant, o bthq e keni fajin, se te gjithe jeni hajdut ordiner te majte e te djathte.
    Destabilizoni vendin per interesat e juaja.
    Vdekshi sa shpejt malarja ju hengert

    • Kush i dirigjon keto skenare eshte e kuptueshme ata qe do shembi spaku plaku i zi eshte e keqja e madhe e shqiperise pse te gjith qe kane ardhur ne shqiperi as pranojne te takohen me kete felliqesire malarjen e shqiperise sepse e dine ky vemje ka eksperience per felliqesira koha po vjen perpelitjet e fundit o turp o kombit

  • Kush eshte orkedtruesi i skenareve te shqiperise pse jane shtuar kaq shume si disa vjet me pare sdo shume ment shqiptaret e dine nga u vjen e keqja PLAKU I ZI. Presim spakun ti derrmoje keto felliqesira te kombit fundi i tyre i pa shmangshem

  • Zoterinj komentues ne kete rast fain e ka qeveria dhe jo xha Saliu ,ne aeroport duhet te jene Polica me shkolle dhe te pregatitur mire nga ana teknike dhe jo “dru me pre “,por eshte nji ?-e madhe pse hesht Monika dhe Lulezimi ,kjo te hetohet dhe te thuhet e verteta se paret eshte hera e trete a e kateret qe vidhen dhe fajtori eshte po ne Aeroport .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *