Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një dalje për media deklaroi se Task Forca Antikorrupsion ka gjetur me shkelje Burgun e Vlorës dhe Drejtorinë e Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore.
“Nga kontrolli janë gjetur parregullsi në mbajtjen e dokumenteve në mospërputhje me ligjin në procedurat e akreditimit të institucioneve shëndetësore.
Janë rekomanduar 9 masa, vërejtje për drejtorin e institucionit, përgjegjësin dhe 7 specialistë të akreditimit dhe të drejtave të pacientit. Janë marrë masa për përmirësimin e veprimtarisë së institucionit” deklaroi ajo.
Po sipas saj, është dërguar për ndjekje penale drejtori i burgut të Vlorës dhe disa punonjës të tjerë për falsifikim dokumentesh.
b.b/dita

Ketu nuk merret vesh kush jane kriminelet dhe kush jane viktimat. Duket qe ata qe perfundojne ne qeli jane viktimat, celesat i mbajne kriminelet
Te gjitha njoftimet nga Etilda Gjonaj jane genjeshtra, deri me sot nga gjetjet e saj dhe ekipit qe ka pereth nuk eshte pushuar njeri nga puna. Pra me mire te pushohet ajo per gjetje fiktive, ose personat qe ajo permend ne njoftime jane me te forte se ministrja ne Rilindje.