Sipas një teorie biodinamike shija e verës ndryshon në bazë të lëvizjeve lunare.
Ju ka ndodhur të pini nga e njëjta verë dy herë dhe të pyesni veten pse herën e dytë ju është dukur më e mirë? Sipas The Independent hëna mund të ndikojë në shijen e verës.
Kalendari biodinamik është zhvilluar nga Maria Thun dhe përdor pozicionin relativ të hënës dhe planetëve për të kuptuar cilat janë ditët më të mira për mbjelljen e produkteve. Ajo cakton në kalendar cilat janë ndikimet e ciklit hënor mbi rrënjët, frutat dhe lulet.
Sipas kësaj teorie, vera e konsumuar në ditët e frutave dhe luleve ka një shije më të gjallë dhe absolutisht më të mirë se vera e prodhuar në ditët e rrënjëve dhe dhe gjetheve.
e.t./dita

Vera ka shije me te mire kur shihet brima e zeze.