Aksident në Shkodër, humbin jetën dy gra

Leda Hysa

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku raportohet se dy gra kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër- Bushat, ku dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën.

Menjëherë pas aksidentit të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk bëhen me dije identitetet e personave të përfshirë në aksident.

Policia dhe grupi hetimor të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *