Patozi: Opozita në greminë, Basha të japë dorëheqjen

Leda Hysa

Djegien e mandateve, ish-deputeti demokrat e cilësoi si një gjest të gabuar dhe se kjo ka shkuar në interes të Edi Ramës. Sipas tij, Partia Demokratike është në udhëkryq të rrezikshëm

“Pra djegia e mandateve , është më e rëndë se gjithë zullumet e Edi Ramës. Këtë dhuratë ia ka bërë atij Lulzim Basha Kjo është një gafë politike dhe që Basha ka një mungesë vizoni. Basha ka gabuar në llogaritë e tij, së bashku me Monika Kryemadhin. Ka qenë një vendim i marrë nga 2 apo 3 persona. Zoti Berisha e ka mbrojtur fort këtë shtysë dhe mund të ketë ndikuar. Edhe sikur të jetë e vërtetë që Basha ka presion nga Berisha, ka përgjegjësi. Kjo tregon se është i padenjë që të drejtojë Partinë Demokratike. Për fat të keq Partia Demokratike është në udhëkryq të rrezikshëm, në greminë sepse në të dyja rastet sot në mesazhet që u dhanë dje, opozita është e humbur. Të hyjë në zgjedhje, është e humbur se i bie kauza dhe del që djegia e mandateve është një gabim, pra duhet të pranojë gabimin e djegies së mandateve. Në rast se nuk hyn në zgjedhje, bën një gabim akoma më të madh sepse humbet përfaqësimin në të gjitha nivelet dhe rrezikon zhdukjen”, tha ish-deputeti demokrat.

Më pas zoti Patozi shtroi edhe zgjidhjen, duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

“Në politikë çdo gjë ka zgjidhje. Si mundësi shikoj që Lulzim Basha të pranojë që ky ishte një gabim dhe të japë dorëheqjen, e të shpëtojë Partinë Demokratike. Besoj që Basha ia ka kaq borxh Partisë Demokratike, që të mos sakrifikojë PD së bashku me veten, në këtë qorrsokak. Mospjesëmarrja në zgjedhje është një akt ekstrem politik, i cili nuk gjen kurrë asnjë portë të hapur në Perëndim dhe Lindje. Zgjedhjet lokale janë shumë më të këqija se zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet lokale, nuk ka kurrë zgjedhje të parakohshme. Ai që merr mandatin, e çon deri në fund. Nëse nuk merr pjesë, i jep mundësinë Edi Ramës që të fitojë në 90 -100% të bashkive. Do të thotë që i ke dhënë në tavolinë një kapital të çmuar dhe kjo është një kosto e madhe për Partinë Demokratike, një përgjegjësi që unë nuk do ta mbaja kurrë mbi shpinë.

Nëse Basha jep dorëheqjen, udhëheqësi tjetër mund ta shpëtojë Partinë Demokratike sepse nuk ka përgjegjësi për djegien e mandateve e të futet në zgjedhje. Pse jo, mund të konkurrojë qeverinë , sepse qeveria nuk është sot kaq e fortë, jo për shkak të sondazheve, por për shkak se ka humbur shumë nga kredibileteti i saj”, u shpreh Patozi.

l.h/ dita

Share This Article
12 Comments
  • Te them te drjten Astrit, je ne nje moshe qe as genjehesh si femije, e as mund te te bjere ndonje damlla ne koke, siç ndodh me pleqtë, me keto qe po sheh e dëgjon. Pra, dua te them qe kete pune merre me sportivitet e mos kerko te ndryshosh rrjedhen e lumit. Ne se ti gjen Dostet, Kalakulat, Vrionet, Peshkepite, Brozet, e te tjere, merr inisiativen e krijo nje parti tjeter. Kjo do te ishte zgjidhja me e mire.

  • Shume shume edhe ato bashki qe kishte PD do ti administroje PS, madje edhe me mire. Do tu ndryshohet jeta ketyre qyteteve ku kryebashkiaket pisa apo pijanece e dembel merrnin rrogen kot.

  • O Patoz, pse nuk e permend Perbindeshin e Vicidolit per t’u deklaruar i dorehequr nga te gjitha funksionet ne PD dhe te vihet ne dispozicion te Drejtsise, apo te tmerron hekuri pas koke dhe sopata ne lule te ballit? Luli eshte nje marionete….

  • Kjo parti demokratike asht drejt shkrumocjes.
    Keto viktimizuan vetveten per te mos u puthur ma me Kuvendin.
    Ngrihuni te tjere dhe krijoni Partin e re demokratike.Kjo viq dhe gjithe kjo kohe nga djegia e mandateve dhe deri te shuhen vazhdojne te thone litanit e deshperimit cdo njihere ne jave ne dite te caktueme.Do bajme namin e perseri kane vullnet te bajne namin e lane pergjysem per javen tjeter.

  • Edhe Patozi Poc kavajet asht dhe mbetet!

    Kjo parti demokratike asht drejt shkrumocjes.
    Keto viktimizuan vetveten per te mos u puthur ma me Kuvendin.
    Ngrihuni te tjere dhe krijoni Partin e re demokratike.Kjo viq dhe gjithe kjo kohe nga djegia e mandateve dhe deri te shuhen vazhdojne te thone litanit e deshperimit cdo njihere ne jave ne dite te caktueme.Do bajme namin e perseri kane vullnet te bajne namin e lane pergjysem per javen tjeter.

  • Z.Patozi,te jeni valle akoma kaq i ntimiduar prej drakules se vicidolit qe ka 6 vite duke dhene shpirt i ngujuar ne shpellen e tij?perse nguroni te shpreheni sper ate qe keni qene ne dijeni dhe jeni,se i vetmi monster qe ka terhequr fijet buratineve dhe i terheq akoma ne ate parti eshte ky drakul i vicidolit?shprehuni lirshem Patoz, drakula berishe nuk eshte mbeshtes i kesaj shtyse,por eshte ideatori dhe arkitekti i saje,dhe i te gjitha fatekeqesive qe kane ndodhur ne Shqiperi dhe ne Partine Demokratike,nese akoma do vazhdoni te flisni me gjysem zeridhe me insinuata,te jeni i sigurte se do jeni i pabesueshem jo vetem per simpatizantet e partise qe keni aderuar,por per te gjithe ata qe ju lexojne dhe ju njohin nga afer,nuk e kam fjalen se do jeni i pabesueshem per ata militante qe presin cdo 8 vite te ndryshojne qeverite per te perfituar prej saj,sepse ata lloje simpatizantesh nuk i duhen as dreqit,por e kam fjalen per ata Demokrate te vertete qe nuk e shohin partine per interesa te ulta e meskine.

    • Ku jeni juve qe luli u vuri ne rresht dhe prisni tu fshinte ca po trgoni qe luli kishte te drejte ku jeni ju opzitaret e lulit e keni lene kete parti ne duart e kalamakut te sales ngrihuni perballe kesaj te keqeje te madhe dhe trgoni cilat jane vlerat e juaja dhe ndihma ne momentet kyce ta godisni ne balleti jepni nokaut lulit

      • Krizen e filloi PD pse krere e saje kan frike nga SPAK djegia e mandateve pa konsultuar me aleatet nderkombetar sepse ideatori i saj e dinte qe sepranonte njeri kete veprim anti demokratik po tani cfare do bejne u futen ne gropen thithese te sales nuk futen ne zgjedhjet lokale se eshte deshtim ikesaj qe projektuan pra ca te bejne evetmja zgjidhje e veteme largimi i bashes si femia e perkedhelur i sales nje lidership i ri te hje ne zgjedhje dhe te bashkepunoi me grupin e ri parlamentar qe po ngrihet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *