Pse në Shqipëri po vritet kushdo por jo politikanët, sipas Spahiut

Ori

Ish kreu i lëvizjes kuqezi, Kreshnik Spahiu shtron pyetjen pse në Shqipëri po vritet kushdo por nuk vriten politikanët

“Çudia për grabitjen e 10 milion eurove do zgjas edhe tre ditë por jo më shumë! Në Shqipëri ka ndodhur çdo gjë që shkon përtej imagjinatës njerëzore, por zhurma nuk zgjat më shumë se dita e tretë! Del një katundar dhe vjedh 3 banka në total (20 milion euro), por në fund i fusin një koqe plumb që të humbasin gjurmët”  – shkruan Spahiu dhe shton:

“Vendi është pushtuar nga një gamë dhe dinamikë vjedhjesh, grabitjesh dhe vrasjesh. Kronika e zezë me krime nga më të ndryshme ndodhin çdo ditë pa limit. Vrasje brenda familjes, vëllai me vëllanë, e dikush gruan, tezen, gjyshin apo farefisin. Vrasje edhe për shkak detyre, vrasje policësh, prokurorësh, gjyqtarësh por dhe avokatësh. Pyetja shtrohet pse nuk vriten politikanë apo i do populli shumë dhe i mbron?”

Sipas tij ata janë kategoria më e urryer, por ka disa shkaqe dhe rrethana pse krimi nuk godet politikën.

“Populli ynë që pretendon se shquhet për trimëri ka demonstruar të kundërtën. Mjafton tu përmend që asnjë ish-burgosur politik nuk u hakmorr ndaj komunistëve, is prokurorëve apo ish sigurmimsave që i kalbën në burgje. Troç populli shqiptar ka fobi nga politika” – thotë Spahiu.

Ai shkruan se Berisha, Rama, Basha dhe Meta nuk u zbret b*tha nga makinat e blinduara dhe ruhen më shumë se sa kryemafiozi Pablo Escobar! Shfuqizimi në 2008 i sistemit mazhoritar me kandidat në zona me sistemin propocional, shkaktoi mbushjen e listave dhe parlamentin me analfabetë, trafikantë, vrasës etj. Deri tani ka ekzistuar një marrëveshje e pashkruar por që e dinë mbarë Shqipëria: Berisha-Basha-Rama-Meta nuk ngacmojnë bizneset dhe familjet e njëri-tjetrit. Edi Rama “bëri” sikur guxoi duke i prishur 2 pallate Bashës por në kohën që po shpërthente tritoli, i telefonoi dhe i tha: “Me ty do e zgjidh ndryshe. Do të të kompensoj 14-fish. E kam për imazh” E pra harrojeni që në Shqipëri të ketë edhe për ca kohë vrasje politike! Ata i kanë ndarë “bajraqet dhe plaçkën e vjedhur.” Tashmë u duhet, ta ruajnë, ta qarkullojnë, ta pastrojnë dhe në fund ta trashëgojnë tek fēmijët e deri tek stërnipat. Deri sa të kenë marrveshje të heshtur, nuk do ketë vrasje politike” – shkruan Spahiu.

o.p. / dita

 

Share This Article
8 Comments
  • Me mire mos ti dinim keto gjera,sepse mund te prekemi nga trashesia jone kombetare!
    Se vjen nje dite qe nuk permbahemi dot dhe ja futim vehtes!
    C’na bere more Kreshnik qe po te ishe ai i legjendave do te na shpetoje nga kater rroteshi..
    Sali-Edi-Ilir-Lulash!

  • Mut ata Katèr , por MUT i Madh je dhe ti Kreshnik SORRA , sepse kur ishe në KLD punoje SEKSER pèr Bamir Topin dhe ju ZHVASJE 250 MIJÈ €URO pèr 1 VEND Pune si PROKUROR apo GJYKATÈS , RRugeçëve pa Shkollè të Mesme , por me Dipllomë Plepash nga DURRËSI !!!! I harrove HORRËLLIQET e tua more Kreshniku i Moçaleve !!!!! Edhe ti je pjesë e BANDITÈRISÈ , KRRIMIT , GRABITJES dhe KORRUPSIONIT 29 Vjeçar , prandaj QEPE HALENË O Kreshniku i Kënetave !!!! Kreshniku po kërkon tju hedhi “HI SYVE” SHQIPTARËVE dhe po kèrkon të RICIKLOHET ????!!!!!

  • Ti a je politikan.C’te duhet ky muhabet.Apo te asht merzite jete.Mos u ban teper i ditun se vallahi bilahi ia fillojn tek ti dhe mbarojne dreqi e di se ku.
    Zotrrote!
    Per politikan po krijohet SPAK-u.Per ti grumbullue te gjalle dhe jo kufoma.Bjeshka e recit ka perfundue dhe pret politikant qe ta kane prish terezin ty qe nuk po vriten.

  • Shume human je bere tani qe je pa funksione zyrtare. Pse nuk flisje per shkelje kur ishe nen kryetar i Keshillit te Lart te Drejtesise, dhe si nuk fole asokohe per vrasjet e 21 janarit?

  • Nuk di qe te kete politikane ne ate vend,ky e ka fjalen per
    kapo bandad,te gjithe te tjeret vriten vetem ata jo

  • Doli prape ky loqja. Tere kohen nuk ndihen, kur ka rremuje ne kete vend dalin edhe figura si Spahiu. Si mizat, i terheq era e bajges

  • Di gjë njeri se ku është futur ky karagjoz? Bëri sikur udhëhoqi një goxha lëvizje me goxha emër si ajo Aleanca Kuq e Zi, por që rezultoj një fiasko. Disa figura si Myslim Pashaj, Lisien Bashkurti etj që iu bashkuan në fillim me një qëllim të mirë, kur panë arrivizmin e pafre të këtij ‘shakaxhiu të përparimit’, që ashtu si dhe sivëllai i tij D. Shehi (LZHK, lëvizja inekzistente, me gjoja emër të madh po ashtu), për një karrige apo pjesë nga tava e fërgesës, u futën në ‘Çadrën e Lirisë’ (një tjetër çfaqie groteske kjo) dhe kur tandemi Berisha-Basha, që e dinin se me kë kishin të bënin (e kam fjalën për këtë karagjozin) e lanë jashtë, na u arratis në drejtim të paditur. Andej nga është tani na leh çdo ditë, a thua se e merr njeri seriozisht. Thjesht një sharlatan pa din e pa iman!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *