Pas ngjarjes ku u grabitën 10 mln euro, Shoqata Shqiptare e Bankave në vend për Report Tv ka sqaruar lëvizjen e shumave monetare jashtë vendit duke denoncuar edhe mungesën e sigurisë. Spiro Brumbulli sekretar i përgjithshëm i kësaj shoqate, ka pohuar se është absurde mungesa e sigurisë në një institucion si aeroporti ku është rasti i 5 që ndodh një ngjarje e tillë. Ai thotë se të grabiten paratë në barkun e avionit është absurde, ngjarje e cila mund të kishte percipituar edhe më e rëndë për shkak të mungesës së sigurisë, ku në avion ndodheshin 160 pasagjerë.
Eksperti Brumbulli ka thënë se duhet menjëherë të merren masa, pasi transferimi i valutës është një procedurë e përhershme dhe kjo ka rrezik të madh nëse nuk merren masa për forcimin e sigurisë. Madje pas reagimit të agjencisë së fluturimeve të Austrisë, duke pezulluar transportin e parave është diçka negative pasi sipas praktikës, bankat valutën e transferojnë jashtë. Spiro Brumbulli ka sqaruar se kjo është një procedurë që përdoret nga sistemi bankar, ku teprica e shumave monetare transferohet në bankat korenspodente.
Ndërsa monedha vendase mbahet në Bankën e Shqipërisë, monedha e huaj transferohet në bankat korenspodente jashtë vendit e kjo për tu riinvestuar si dhe për të evituar riskun nga kursi i këmbimit. Por gjithashtu këto para sipas brumbullit nuk mund të mbahet dot në banka.
Shoqata e Bankave ka thënë se për shkak të kësaj procedure të lëvizjes së parave ndihet e riskuar dhe paratë që grabiten janë kursimet e klientëve dhe bizneseve. Ngjarje të tilla sipas ekspertit Brumbulli ndikojnë negativisht në klimën e bizneseve. Shoqata e bankave në vend ka kërkuar shtimin e elementëve të sigurisë gjatë transferimit të parave.
v.l/ Dita

QIT EUR JASHTE
PER TA PERDORUR BOTA E FITOJE MILJARDA
NDERKOHE QE KTA IDIOTAT TANE
MBAJNE
– LEKUN E RI * DHE TE VJETRIN –
HAHAHAHAHHAAH
O AFRIK TE RRUJTSHA KACURRELAT
E BUSHMEENE-VE
Pershendetje! Nuk thuhet RISKUAR por RREZIKUAR. Shume fjale te huaja shkruhen. Gjuha jone èshte shume e bukur…
Kush vjedhe hajdutin nuk eshte i tille.
I lumte dora ktyre qe i vodhen se perndryshe do ti vidhnit ju dhe do te thonit qe banka falimentoi shume mire e Kane bo
Edhe ju zoteri te shoqatave bankare duhet ti paisni shumat e parave me CIP.Nga do te sillen vjedhesit nuk mund te shpetojne.Sepse ne ngarkesen e thasve me para ka cdo thes cip-in.
Vec riorganizimit te rritjes se siguris vendosni dhe Cip-in ne transportimin e parave.
O mh po’ Jane vete ato ti nuk e kupton lojen plus kesaj shteti shqiptare pse duhet ti coje jashte shteti duhet te vendose nje vend strategjik ku te ruhen leket e shqiptareve dhe bankave perse duhet ti cojne jashte pres pergjigje nga ty