Po të kishte Prokurori…

DITA Online

Luan Rama*

Menjëherë pas sulmit të një grupi të armatusur kriminal në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, do të duhej të kishte nisur çështja penale edhe ndaj të gjithë anëtarëve të Komitet Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, i cili është i ngarkuar edhe për sigurinë e Aeroportit Nënë Tereza, pa asnjë përjashtim, duke nisur me kryetarin e tij që është Drejtori i Autoritetit Civil dhe nënkryetarin që është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe me rradhë të gjithë anëtarët e tij; Drejtorin e Doganave, Drejtorin e Kufirit, Komandantin e Forcave Ajrore, Drejtorin e Emergjencave Civile, Drejtorin ANTA-s dhe shumë e shumë zyrtarë të tjerë të lartë.

Qe dje, menjëherë pas ngjarjes, jo që mbrëmë, por që dje, do të duhej të ishin sekuestruar të gjitha aktet nënligjore, urdhërat dhe udhëzimet, manualet dhe instruksionet e shërbimit të të gjitha institucioneve, që prej Këshillit të Sigurisë Kombëtare e deri tek komisariati i policisë në aeroport e me rradhë gjithë praktika e komunikimit mes institucioneve, aktkontrollet, detyrat e lëna e dinamika e ndjekjes së tyre!

Dhe do të duhej që po prej dje, jo prej mbrëmë, po prej dje në drekë menjëherë pas ngjarjes, të ishin ndaluar të gjithë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse anëtarë të Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, pa pritur që Presidenti i Republikës t’i ofronte sot zyrtarisht prokurorisë praktikën e mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare!

Të gjitha këto do të duhej të ishin bërë që dje në drekë, menjëherë pas sulmit të armatosur të një bande kriminelësh në pistën e aeroportit të Tiranës, po të kishte Prokurori!

Nëse do të kishte Prokurori!

… dhe nëse do të kishte qeveri…

Qeveria duhej të ishte mbledhur dje menjëherë pas ngjarjes së rëndë në një mbledhje të jashtzakonshme dhe të analizonte në detaje veprimet dhe mosveprimet e saj e të të gjitha institucioneve të varësisë!

Të analizonte çdo detaj e në shenjë përgjegjësie e reflektimi të jepte dorëheqjen!

Jo vetëm Kryeministri, por e gjithë qeveria të jepte dorëheqjen!

Sepse kështu do të vepronte çdo qeveri e çdo kryeministër në çdo vend demokratike!

Sepse është sfiduar, është mundur e turpëruar në sektorin ku do të duhej që siguria të ishte garantuar në cilësinë më të lartë, siç e kërkojnë standardet e sigurisë së lartë të vendeve anëtare të NATO-s.

Mirëpo në Shqipëri nuk ka qeveri; ka banda që grabisin në aeroport, por ka edhe banda që përfaqësohen në qeveri!.

*Zëvendës kryetari i LSI-së

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Flasin kot fare
    Nuk mund te japi qeveria doreheqje per vjedhje ne aeroport,dorheqje duhet te hapin kush eshte pergjigjes per sigurin e aeroportit.

  • Cfare flet ky Luani?
    Po’ Rama kur i dha tenderat prej 30 milioni euro nje firme fantazem me dokumente fallco Jo vetem nuk dha doreheqjen porta ju hakerrye gazetareve:Ku eshte ketu korrupsioni?

  • TURP E FAQJA E ZEZE PER ATA … DHE KETA !

    From: Alban Dega
    Date: April 9, 2019 at 11:54:50 AM EDT

    TURP E FAQJA E ZEZE PER ATA … DHE KETA !

    – Aeroportet jane objeke strategjike ne mbare Boten

    – Aq me teper per nje vend te vogel si Shqiperia

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sulmi dhe vjedhja e sotme ne mes te dites e 10 milione eurove ne Aeroportin Nderkombetar “ Nene Tereza” eshte nje njolle turpi per qeverite e 14 vjeteve te fundit ne Shqiperi.
    Aeroportet jo vetem nderkombetare, por edhe kombetare jane objekte strategjike te nje rendesie te vecante per cdo shtet, sidomos per nje vend te vogel si Shqiperia!
    Aq me teper i vetmi Aeroport Nderkombetar i nje shteti, sic eshte ai i Rinasit.
    Kur nje bande prej pese hajdutash futen e grabisin 10 milione euro ne mes te dites, po nje bande terroristesh apo kamikazesh te Al Keidas, ISIS-it… cfare mund te benín me 150 pasagjeret, pilotet, ekuipazhin e aeroplanit dhe vete avionin qe mund ta perdornin si nje rakete gjigande ne qe nder te Tiranes apo ne cilindo kryeqytet te Evropes duke krijuara tragjedi me pasoja e permasa kombetare e nderkombetare!?
    Turp e faqja e zeze per ata qe dhane me koncesion te vetmin aerport Nderkombetar te Shqiperine, por edhe ata qe i pausan tash e 14 vjet !
    Qeveria dhe Kuvendi i Shqiperise pas nje analize te thelle juridike, politike dhe ekonomiko- financiare, duhet te anullojne menjehere kontraten e Koncesionit te Aeroportit “ Nene Tereza” dhe te padisin kompanine koncesionare per mos marrjen e masave te sigurise se aeroportit ne Gjykaten Nderkombetare Tregetise ne Nju Jork apo ne ate te Arbitrazhit ne Londer jo vetem per kete akt, por edhe per spekullimet me cmimet stratosferike te sherbimeve te tyre duke e bere aeroportin me te shtrenjte ne Evrope per qytetaret shqiptare dhe te huaj.
    Nderkohe líderet kryesore te opozites babale qehajai i Berishes ne krye te saj, Lulezim Basha dhe kapteri i Sales Bujar Nishani na benin kryegjykatesin kushtetues dhe 007 Xhejms Bondin e grabitjes.
    Lulushi e quajti shkelje flagrante te Kushtetutes vendosjen e Aeroportit Nderkombetar te Rinasit nen sigurimi. E forcave speciale te ushtrise shqiptare
    Po a nuk eshte detyra kryesore kushtetuese e ushtrise mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial te shtetit shqiptar!?
    Po a nuk jane aeroportet kombetare e nderkombetare te nje shteti objekte strategjike te rendesise se vecante !?
    Po a nuk jane aeroportet e nje shteti pika dhe objektivi I pare e kryesor qe sulmohet dhe pushtohet per ti hapur rrugen zbarkimit nga ajri ne territorin e tij!?
    A thua ishin budallenj ish-tiranet e Tiranes Enver Hoxha e Mehmet Shehu qe ngjitur me aeroportin civil te Rinasit kishin vendosur edhe aeroportin ushtarak ku nuk depertonte as miza!?
    Po si mund te linte pa vrare edhe mbrojtjen e ushtrine shqiptare kryevrasesi serial i mbi 15 fishte i shtetit shqiptar Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevici dhe “Banda e tij e Gangstereve”, alias “Shoqata e Gjuetareve te Brogradit” me te cilen sic pat deklaruar ne Kuvendin e Serbise qysh ne 1991 kryekasapi i Ballkanit “do te futej per dy ore ne Tirane” !?
    Atehere si nuk qenka sigurimi i tyre detyre dhe kompetence e forcave te armatosura, ushtrise shqiptare !!!???
    Ky Lulush Karabushi i Vicidolit ka shkuar krejt per lesh dhie ose per lesh p… jeshke !
    Jo sot po qe kur u lind p… jeshke mashkull nga koka tek kembet !
    Prokuroria e Krimeve te Renda, Prokuroria e Pergjithshme dhe KLSH te ngrene nje Task Force, Grup Hetimor special per kete koncesion dhe te coje ne pranga cilindo qe ka futur e ngjyer duart ne kete afere te piste qe rrezikon sigurine kombetare dhe qytetare ne Shqiperi!
    Te njejten gje te beje edhe Kuvendi i Shqiperise !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *