Takimi në Berlin, Thaçi: S’pres ndryshim të raportit me Serbinë

DITA Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mendon se takimi në Berlin më 29 prill nuk pret të ndryshojë marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi shprehet se takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor do të jetë rutinë e rritjes së vëmendjes së Gjermanisë dhe Francës për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Natyrisht që Kosova do të marrë pjesë sikur të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, si shtet i pavarur dhe sovran, por nuk pres diçka të re nga ky takim në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por do të jetë një takim rutinë i rritjes së vëmendjes së tyre për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor”.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *