Vrasja e Marvi Mihalit, merret vendimi për 4 të akuzuarit

Ornela

Gjykata penale ka dhënë vendimin për 4 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit.

Përkatësisht Devis Bitraj është dënuar me 19 vite burg, Eugen Bitraj me 12 vite burg, të dy janë dënuar në mungesë.

Gjithashtu Kridens dhe Marsel Alla janë dënuar me nga 12 vite burg.

Marvi Mihali u vra përpara dy viteve, në verën e 2017. Sipas hetimeve, Dejvis Bitraj dhe Marvi Mihali janë konfliktuar për një telefon, pasi Mihali pretendonte se e kishte blerë me probleme.

Ndërsa, Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer.

Sipas të pandehurve, Mihali e ka ofenduar Bitrajn dhe ky i fundit ka kryer vrasjen.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Fare e keqe, e rritur ne pyll nuk e kane per gje fare, kur zbresin ne fushe e dine se jane akoma ne pyll. O Zot Si mund ti marresh jeten nje te riu per nje karilus telefoni, Nuk kish denim me te madh, nuk ka tolerim, per nje gje kaq te vogel dhe te vrasin pale te ish ndonje gje tjeter, te shuajne. Madje te kish denim dhe per babain se fillesa e kafsherimit aty eshte, qe te behet mesim dhe per kafshet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *