Këtë muaj bëhuni “një” me botën e egër

Elena Tase

Dëshironi këtë muaj të bëheni “një” me natyrën?  Këto janë ngjarjet  më interesante të botës së egër, këshillat dhe librat që duhet patjetër ti bëni pjesë së axhendës suaj, në Prill.

Jeta e egër në të gjitha skajet e botës

Një enciklopedi nga NETFLIX na ofron pamje mahnitëse të botës së gjallë dhe  peisazhe të rralla përmes syrit të ekspertëve më të mirë në botë. 600 anëtarë të ekuipazhit kanë filmuar 50 vende në 4 vjet dhe nuk ka mbetur asnjë gur i pazbuluar.

Nga fluturimet 4 vjeçare në skajet e botës, libri u dhuron adhuruesve të shkencës një pamje të re të ekosistemeve dhe ndryshimeve të mjedisit ndër vite. Sipas autorit  Alistair Fothergill, ky eksplorim i dokumentuar është i duhuri për entuziastët e natyrës.

Festivali i jetës së egër

15-19 Prill

Skoci

Adhuruesit e jetës së egër kanë mundësinë të eksplorojnë përmes syrit të tyrë jetën e egër, vëndet më pikante dhe të rrezikshme njëkohësisht. Ky festival zhvillohet për 5 ditë rresht dhe së bashku me udheëzuesit e festivalit dhe shoqëruesit e specializuar, pjesëmarrësit do kalojnë eksperiencën më të bukur të  jetës së tyre.

Festivali i natyrës

13-22 Prill

Abaville, Francë

Festivali më i njohur në Francë u jep mundësi familjarëve dhe grupeve shoqërore të shijojnë dhe eksplorojnë natyrën unike të këtij lokacioni. Praktikoni hipizmin përgjatë gjirit Picardy Bay, shihni dokumentare mbi jetën e kafshëve të rralla dhe vizioni ekspozitat e ndryshme të artit, fotografisë dhe skulpturës.

Një vizion ndryshe mbi botën e egër: Botswana Wildlife Safari

8-21 Prill

Namibia, Zimbabow and Botsëana

Karakteristikë e këtij eventi janë takimet me avokatët më në zë të maceve të egra dhe diskutimet me ta për të mësuar më shumë mbi përpjekjet e tyre për të ruajtur familjet e mëdha të maceve para se të shkoni në Parkun Kombëtar të Etosha, shtëpinë më të madhe të leopardëve, luanëve dhe elefantëve. Prej kësaj vizite vazhdoni turin drejt ujvarës Viktoria dhe gjurmoni kafshët e egra në breg të lumit dhe me kanoe.

 

e.t./dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *