Kryeministri Edi Rama priti sot Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu. Gjatë këtij takimi, shefi i qeverisë e falënderoi ministrin Davutoglu për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë. Kryeministri Rama theksoi se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcojë më tej edhe bashkëpunimin në të ardhmen.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, Ministri Davutoglu uroi Kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe marrjen e detyrës së re në qeverisjen e vendit.
Mësohet se kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Davutoglu biseduan edhe për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta të dy kabineteve qeverisëse, si edhe për këshilltarët turq në fushat e energjisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe rendit publik që do të asistojnë nga afër sektorët përkatës.

Turqia ,Gjermania ,Austria ,Italia jane miqt dhe aleatet kryesor te vendit tone ne evrope edi rama ben shume mire qe thellon dhe forcon bashkpunimin me turqine .
Ci do more keshilltaret turq ! –Ata jane rembythje fare si komb , edhe si shtet ata jane nje shtet diktatorial
Ky Edi shkon ne ekstrem __Bej or vella maredhenie sa per sy e faqe , me keta fqinjet
por gjithe vemendja e shtetit tone te jete andej nga Europa perendimore
Ca bohet keshtu more vellezer??? Kesoj i thone anti-rilindje kombetare!! Pervec historise se hidhur qe kemi nga turqit, te gjithe raportet nderkombetare tregojne se Turqia eshte ne regres demokratik dhe civil qysh kur drejtohet nga erdogan!! NQS Erdogani fut hundet ne qeverisjen e venid tone, kjo tregon se Shqipëria s’ka jo vetem politikane te ndershem por as burra, as gra, as intelektuale e as qytetare te vetedijshem! Edi rama po i nenshtohet kombit qe per 5 shekuj na la ne erresire dhe na shkeputi nga civilizimi oksidental! Ismail Qemali do te ngrihet nga varri te heqe portretin e tij nga zyrat e qeverise shqiptaro-turke! Me mire do te jete sikur edi rama me erdoganin te krijojne nje qeveri ku te ftojne edhe bujar mustaqemiun dhe sale kriminelin !
Pse nuk kerkohet partneritet ne fushen e arsimit dhe kultures. Deri kur do te kemi dhjetra shkolla turke e disa universitete pa asnje turk ne Shqiperi dhe asnje shkolle fillore shqipe per 6 milione shqiptare ne Turqi!
Fati Shqiperise eshte i lidhur ngushtesisht me ate te Turqise.Ne jemi si vellezerit Siamez, kur semuret njeri teshtin tjetri.
Edi eshte i Madh, ja haqi fare petllen Sali Malokut, i quajtur Penicilina.
Bravo z.Rama nuk mjaftuan 500 vjete nen pushtimin turk
Ky eshte regres dhe amatorizem. Kerkon te hysh ne EU me keshilltare turq.
I bie te pretendosh per Formula 1 duke bere prova me traktor.
Tani po i vika radha dhe historise.
Ndoshta heren tjeter mikut sdo i pelqeje as Ismail Qemali ne mur.
Do perfundojme te veme Ataturkun sic e ka nisur ky.