“Shtatë hundët e Sohos”…

J L

Bashkangjitur në muret e ndërtesave të ndryshme në lagjen Soho, një nga lagjet e brendshme të Londrës, gjenden modele të suvatuara të hundës njerëzore në madhësi nga më të ndryshmet.

Hundët u krijuan nga artisti Rick Buckley në vitin 1997 si një formë proteste kundër rritjes së përdorimit të kamerave të vëzhgimit nëpër rrugët e Londrës. Këto kamera sigurie po sillnin kritika nga shumë lagje të ndryshme të Londrës, sepse shumë njerëz i shihnin si një hap më afër drejt një shoqërie “Big Brother”.

I frymëzuar nga aktivitetet guerile, Rick Buckley vendosi modele të hundës së tij në mure të ndryshme në të gjithë Londrën.

 

Duke përdorur ngjitës, Buckley bashkangjiti deri në 35 hundë në ndërtesa të rëndësishme publike në të gjithë kryeqytetin, duke u kujdesur që ngjyra e tyre të përputhej me muret. Shumë prej tyre  u zbuluan brenda disa ditësh dhe u hoqën. Të tjerat mbijetuan.

Gjatë viteve, hundët kanë bërë që të rriten nevojat për të shpjeguar pamjen e tyre misterioze dhe  të gjitha llojet e miteve urbane. Më i famshmi i këtyre miteve është se “Shtatë Hundët e Sohos” do të sillnin pasuri të madhe për të gjithë ata që mund t’i gjenin të shtata. Shtatë hundët janë të vendosura, në Endell Street, Floral Street, Admiralty Arch, Great Windmill Street, Meard Street, Bateman Street dhe Dean Street në Londër.


j.l./ dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *