Mashtrimi me “Kartën e Studentit”

editor

Studentët e Tiranës edhe këtë vit mësimor, do ta nisin pa “Kartën e Studentit”, ose me kartona pa asnjë vlerë, të shpërndara sa për demogogji, prej kryebashkiakut kukull Lulzim Basha. Kujtojmë që në fushatën elektrole të 8 majit 2011, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, premtoi se brenda muajit shtator 2011 do të pajiste gjithë studentët e universiteteve publike të Tiranës me “Kartë Studenti”. Por ai premtim i bujshëm, sot pas 3 vitesh akademike, ka rezultuar një mashtrim publik, si gjithë mashtrimet e tjera të bëra prej “djalit” dhe “nxënësit” të Saliut. Tani, pas afro 2 vitesh e gjysëm pushtet të Lulzim Bashës në krye të Bashkisë Tiranë, studentët nuk janë pajisur me këtë dokument social-ekonomik, që parashikonte lehtësi financiare për ta. Dje, u interesuam në Bashkinë e Tiranës për çështjen e pajisjes së studentëve me këtë “Kartë Studenti”, por askush nuk na dha përgjigje konkrete, përveçse deklarime boshe e mashtruese. Po kështu, dje jemi interesuar në disa universitete publike të Tiranës, në lidhje me këtë problem dhe studentët na kanë deklaruar se nuk janë pajisur me “Kartë”, por edhe ata që janë pajisur (mashtruar), deklarojnë se nuk ua përfill askush në asnjë lloj nshërbimi privat e publik këto copa kartoni pa vlerë, lëshuar me firmën e Lulit. Deri tani, kryebashkiaku Basha ka dalë 16 herë publikisht në media, duke deklaruar se ka pajisur studentët me “Kartë Studenti”. Realiteti dëshmon, se gjithçka ëhstë thejshtë dhe vetëm mashtrim. Studentët e Tiranës nuk e kanë përfituar këtë të drejtë sociale që është një detyrim ligjor për zbatim.

Edhe viti universitar 2013-2014, do të nis pa “Kartë Studenti”

Ashtu si mbylljen e viteve akademike 2011-2012 dhe 2012-2013 pa pajisjen e studentëve me “Kartë”, kryebashkiaku Lulzim Basha po e pret edhe vitin akademik 2013-2014 me mashtrimin që u ka bërë studentëve. Ky vit mësimor është viti i tretë që Luli mashtron studentët e Tiranës. Premtimi i bërë në vitin 2011, ishte thjeshtë një mashtrim sa për të zhvatur votat e studentëve. I gjendur përballë akuzave të studentëve e medias për këtë mashtrim, në datën 4 nëntor 2011 kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, inskenoi një takim farsë mediatik me krerët e universiteteve publike të Tiranës, me objekt po farsë: “Firmosja e miratimit të “Kartës së studentit” dhe futja e saj në zbatim”, duke e cilësuar këtë takim, si “memorandum bashkëpunimi” me 5 rektorët e Universiteteve Publike të Tiranës, me objekt pajisjen e studentëve me “Kartën e Bashkiake të Studentit”. Sipas premtim-mashtrimit të Lulzim Bashës, “Karta e Studentit” do të parashikonte një seri lehtësirash sociale përfituese për studentët në tregun e mallrave të konsumit të përditshëm, në shërbimet prej enteve publikë e privatë, duke pasur si tregues reduktimin çmimeve në shërbimet jetësore e mësimore. Sipas informacioneve tona, bashkia ka shpërndarë “Karta Studenti” për 3500 studentë. Por, kur studentët kanë dashur t’i përdorin këto “Karta”, nuk ua kanë pranuar as në zyrat e bashkisë së Lulit për çertifikata, mbasi realisht janë copëra kartonash pa asnjë vlerë. Asnjë prej shërbimeve publike e private të deklaruara prej kryebashkiakut Basha, nuk i përfill këto “Karta Studenti” false, që Luli u ka shpërndarë studentëve të Tiranës. Por edhe pse këtij mashtrimi i ka dalë boja që në vitin mësimor 2011-2012, Bashkia e Tiranës, me urdhër të Lulit, vazhdon të pajisë studentët në mënyrë tallëse me formate kartoni tip “Fletë-Hyrje”, të cilat nuk kanë asnjë vlerë veprimi, në asnjë prej shërbimeve publike e private të qytetit të Tiranës. Studentët i mbajnë formalisht në xhep këto copa kartoni të quajtura “Kartë Studenti”, mbasi ky dokument me vulë bashkie e firmën “Luli”, nuk njihet as në autobusët urban, as në spitale, as në klinika, as në sportelet e energjisë elektrike, as në telekom, as në agjenci e qendra interneti, as në biblioteka, as në postë, as në hekurudhë, as në aeroporte, as në librari, as në shtypshkronja, as në menca konviktesh të vet qytetit “Studenti”. Sipas deklaratës dhe premtimit të Lulit, vetëm në Tiranë, afro 30 mijë studentëve të universiteteve publike, iu premtua se do të pajiseshin me “Kartë Studenti”. Studentët që u bën viktimë e mashtrimit elektoral të kryebashkiakut Basha, kanë provuar të përdorin defter-bakall kartën “Basha”, por janë refuzuar e madje janë denigruar prej pronarëve të shërbimeve private dhe prej drejtuesve të institucioneve e shërbimeve publike, sidomos në autobusët urbanë, në qendra interneti, në biblioteka, librari, në transportin hekurudhor, në linjat ndërqytetëse të autobusëve, në zyrat e pasaportave e kartave të identitetit e deri në stadiume. Karta fiktive, lëshuar për studentët prej Bashkisë Tiranë, nuk pranohet prej shërbimeve, mbasi sipas bisedave me drejtuesit dhe pronarët e këtyre shërbimeve, nuk ka asnjë marrëveshje me bashkinë. Gjithçka është vetëm demagogji e kryebashkiakut Basha, i cili edhe këtë vit akademik rezulton një mashtrim.

“Karta e Studentit” është detyrim ligjor e jo lëmoshë e premtuar prej Lulit

Pajisja e studentëve me “Kartë Studenti” është detyrim i sanksionuar ligjor, nëpërmjet të cilit, studentët kanë të drejtë të përfitojnë ulje çmimesh e shërbime falas në disa sektorë shërbimesh publike e private. Ja çfarë përcakton dhe sanksionon ligji në fuqi për Arsimin e Lartë, Nr. 9832, datë 12.11.2007, parashikuar në nenet nr. 78 e 83, pika 1 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, në nenin 56 të të cilit ka 4 përcaktime për dhënien e “Kartës së Studentit”:
1. Studentët e institucioneve publike e private të Arsimit të Lartë në Shqipëri, pajisen me “Kartën e Studentit” e cila është dokument unik. Me anë të saj, studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara.
2. Përfitimet e studentëve nga përdorimi i “Kartës së Studentit”, përballohen nga fondet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit të ministrisë përkatëse, që mbulon institucionin e arsimit të lartë shqiptar.
3. Kategoritë e shërbimeve që ofrojnë entet shtetërore sipas kësaj karte, bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me marrëveshje me organizma që kanë objekt të tyre interesat studentorë e me persona juridikë privatë që ofrojnë shërbime të ndryshme.
4. Ky ligj nis zbatimin në 3 janar 2008.

Tabela ligjore e përfitimeve prej“Kartës së Studentit”

1. Për të gjithë mallrat e shërbimet publike: 10% ulje
2. Për të gjithë shërbimet stomatologjike: 20% ulje
3. Për të gjithë mallrat e shërbimet private: 20% ulje
4. Për gjithë llojet e shërbimeve turistike: 20% ulje
5. Për të gjithë llojet e transportit rrugor: 30% ulje
6. Për shërbimet publike hekurudhore: 35% ulje
7. Për shërbimet private farmaceutike: 25% ulje
8. Për të gjithë shërbimet zyrtare: 35% ulje
9. Për të gjithë shërbimet spitalore private: 30% ulje
10. Për të gjithë shërbimet universitare: 30% ulje

Ja 10 mashtrimet e Lulzim Bashës, bërë ndaj studentëve

1. Ndërtimi 3 kampuseve të rinj universitarë modern në Tiranë, me kushte jetese, mësimi, çlodhjeje e argëtimi sipas standardeve të vendeve më të zhvilluara të BE e të botës, me kapacitet për 60 mijë studentë.
2. Punësimi çdo vit në shërbimet publike të bashkisë dhe në njësitë bashkiake të kryeqytetit, i 100 studentëve më të mirë të universiteteve publike e private të Tiranës.
3. Plan i ri urbanistik, për rikonstruksionin e godinave ekzistuese të studentëve, për të krijuar një mjedis komod e funksional, të pajisur me të gjithë infrastrukturën për jetesën në qendrat studentore.
4. Gjatë pushimeve vjetore të studimeve, do të ketë angazhim me pagë minimale zyrtare (20 mijë lekë) në aktivitetin menaxhues të bashkisë i 100 studentëve që rezultojnë me përfundime të larta në mësime.
5. Futjen brenda vitit të parë të qeverisjes në krye të bashkisë, të një fondi prej 1 milionë euro nga fondi i bashkisë, për praktikimin e stazhit profesional të studentëve.
6. Gjatë katër viteve të drejtimit të Bashkisë Tiranë, pagesë me 10 mijë lekë në muaj për 150 studentët që ofrojnë projekte zhvillimi sociale-ekonomike, urbanistike e kulturore nxitëse për zhvillimin e kryeqytetit.
7. Pagesë burse të plotë vjetore studimi e jetese, për 100 maturantë, banorë të kryeqytetit që përfundojnë shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera.
8. Hapja e 50 qendrave me internet falas “non stop” në qytetin e Tiranës, në mjedise të financuara nga Bashkia e Tiranës.
9. Hapja e 20 bibliotekave dhe e 10 qendrave rinore në Tiranë, për kulturimin dhe argëtimin e studentëve të kryeqytetit.
10. Brenda muajit tetor të vitit 2011, pajisja e gjithë studentëve të Tiranës me “Kartë Studenti”, dokument ligjor që përcakton përfitimet financiare në shërbimet publike e private për studentët.

Share This Article
2 Comments
  • O Perparim ja ke fut kot per te gjitha. Pse keshtu don te sigurosh ndonje llokem nga Rama. Shiko faqen zyrtare te Bashkise Tirane, eja ne bashki qe te henen dhe te informojme por mos shpif dhe dizinformo me stil tipik enverist. Shkruaj me mire per Bulqizn dhe Burrelin per te vetmet shkrime ku mund, mund edhe te te lexojne.

  • Genjeshtar si “baba Saliu” dhe qeverite qe drejtuan per 8 vjetet e fundit kete vend.Fatkeqesia me e madhe per kete popull te urte e punetor dhe per me teper … shume naiv qe beson lehte politikane te kallepit Sali,Jozi,Lul e tjere.Jashte ligjit kjo parti hajdutesh e njerezish te degjeneruar qe xhvaten sa munden djersen e popullit,ato qe mbeten nga shkaterrimi,djegeja,e shfarosja e cdo fabrike,uzine,kombinati dhe ekonomie te krijuar me aq mund,djerse dhe kosto te larte deri ne momentin qe u shfaq fara e keqe e PD dhe Salisteve e Berishizmit.Me se fundi populli e kuptoi se kush jane keta “politikane “,qe vetem te tille nuk mund t’l quash.23 Qershori e vertetoi,por me teper do ta shihni ne 2015-ten,ne zgjedhjet e ardheshme lokale.Luli e ndjen prandaj po mundohet me cdo menyre te xhvasi sa me shume .Shembulli me i fresket,zgjatja e bulevardit,pa preventiv ekosto,alfa e cdo projekti.Por Lulashit nuk i mungon pervoja,mos harroni o popull 225 milionet e zhdukura te Rruges se Kombit,kohe ne te cilin Lulashi ishte minister,dheshpetoi nga gjykimi me procedure nga K/hajduti Sali,frymezuesi dhe udheheqesi shpirteror per te gjitha prapesite e ndodhura ne vend.Denim pa kushte per keta njerez te ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *