Hidhet nga kati i gjashtë i spitalit, vdes 55-vjeçari

Bora Basholli

Një 55-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është hedhur nga kati i gjashtë i spitalit të Camposapiero, të Italisë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte.

Bëhet e ditur se viktima kishte disa ditë që ishte shtruar në spital, por ndonëse policia vijon hetimitn e ngjarjes ende nuk ka të dhëna konkrete se çfarë mund ta ketë detyruar 55-vjeçarin në ndërmarrjen e këtij akti ekstrem.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *