Si një shishe ujë, kafja pa ngjyrë një eksperiencë ndryshe

J L

Vëmendje të gjithë të dashuruarit pas kafes! Tashmë, pija  juaj e preferuar mund të shijohet në një version komplet ndryshe. Tërësisht pa ngjyrë…

Kafja pa ngjyrë, e krijuar nga vëllezërit sllovakë David dhe Adam Nagy quhet “CLR CFF” dhe ka ardhur si pasojë e probleme që shkakton kafeina  lidhur me ngjyrosjen e dhëmbëve.

“CLR CFF” do të përmbajë të njëjtën sasi kafeine dhe cilësia e kokrrave të kafesë do të jetë po ajo. Madje shija është e fortë dhe karakteristike. Të gjitha këto do të jenë të mundura falë metodave të përdorura për prodhimin e saj.

Kjo lloj kafeje ngjason me një shishe ujë, por përmban një sasi prej 100 mg kafeinë për çdo shishe, duke mos patur nevojë as për qumësht, as për sheqer.

Për momentin kjo kafe mund të porositet përmes faqes zyrtare të Selfridges and Whole Foods dhe Amazon, me një çmim prej  5,99£ dy shishe, ndonëse njëri prej tyre mund të zgjasë për gjitë ditën.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *