Nuk do e besoni sa ka kushtuar azili i Julian Assange

Ornela

Julian Assange është arrestuar brenda në ambasadën e Ekuadorit në Londër pasi ky vend i hoqi të drejtën e azilit.

Themeluesi i WikiLeaks akuzohet për sjellje të pahijshme brenda në ambasadë, duke lyer madje edhe muret me jashtëqitje. Por historia është më e komplikuar. SHBA kishte kohë që bënte presion Ekuadorit dhe së fundmi i kishte ofruar 10 miliardë dollarë ndihmë në bono për shkak të ekonomisë së brishtë. Megjithatë edhe kostot e azilit të Assange ishin shumë të mëdha

Për më shumë se gjashtë vjet, themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, 47 vjeç, qëndroi i fshehur në ambasadën ekuadoriane në Londër: Por një shikim mbi dokumente të ndryshme tregon se kostot ishin marramendëse.

Në veçanti, taksapaguesit britanikë dhe ambasada ekuadoriane kanë paguar një faturë të majme, prej milionash.

Me arratisjen e tij në ambasadë, themeluesi i WikiLeaks kërkonte të shmangte akuzat për përdhunim në Suedi, por mbi të gjitha kërcënimin se do e ekstradonin për në SHBA. Ai kishte frikë se atje mund të përballej me një dënim të gjatë për spiunazh, madje edhe me dënimin me vdekje.

Pas një kërkese të Partisë Laburiste në mars të vitit 2018, Policia Metropolitane u përgjigj se mbikëqyrja ka zgjatur deri në tetor të vitit 2015 dhe ka pasur një kosto prej 15.3 milionë eurosh. Vëzhgimi i mëtejshëm as nuk u konfirmua dhe as u mohua. Sipas raportimeve të mediave, ka pasur edhe më tej mbikëqyrje sekrete.

Kështu, shpenzimet mesatare kanë qenë më shumë se 12 mijë euro në ditë.

Nëse merr në konsideratë kohën totale të azilit të Assange, pra 2487 ditë do të kishin një kosto deri në 34.7 milionë euro.

Por edhe për ambasadën e Ekuadorit, qëndrimi i Assange ka qenë goxha i shtrenjtë.

Për pesë vitet e para, kostot e shërbimit sekret kanë kapur një total prej 4.4 milionë eurosh. Këtë e ka bërë të ditur gazeta ‘Guardian’ në mars të vitit 2018, duke cituar dokumentet e shërbimit të inteligjencës ekuadoriane.

Kjo shumë është përdorur për të paguar një kompani ndërkombëtare të sigurisë, por edhe agjentë të fshehtë për mbrojtjen dhe vëzhgimin e Assange. Jo vetëm kaq, por Assange priste vizita të nivelit të lartë: Nigel Farage, anëtarë të grupeve nacionaliste europiane, njerëz me lidhje të Kremlinit, hakera, aktivistë, gazetarë.

Dokumentet tregojnë se kostoja mesatare mujore ishte 66 mijë dollarë.

Shpenzimet e vitit të parë ishin 972 mijë dollarë, madje edhe diçka më shumë. Sipas dokumenteve të shërbimit sekret, në këtë kohë u blenë edhe kamera vëzhgimi dhe mjete të tjera të ngjashme.

Operacioni njihej me emrin ‘Miku’. Më pas u etiketua ‘Operacioni Hoteli’. Dokumentet tregojnë se presidenti i asaj kohe, Rafael Correa, kishte rënë dakord për operacionin.

Tek të gjitha këto shpenzime, nuk llogariten ushqimet dhe kostot e tjera të akomodimit. Por pikërisht për këtë, ambasada ekuadoriane kërkonte që të kufizonte shpenzimet.

Nga dhjetori i vitit të shkuar, atij i ishte kërkuar që të paguante për ushqimin, ilaçet dhe rrobat. Më parë atij i ishte mbyllur interneti dhe telefoni, por kjo ndoshta më shumë si një masë shtrënguese.

Në çdo rast, Ekuadori kishte kohë që kishte nisur punën për të anuluar azilin ndaj Assange. Tensionet mes njerëzve në ambasadë u rritën ndjeshëm. Në shkurt të këtij viti, ambasadori e akuzoi Assange se kishte hequr llampën nga një kamera vëzhgimi. Dy javë më vonë, ambasadori u ankua se Assange kishte hapur një radio qëllimisht.

Në arsyetimin e tij për pezullimin e azilit, presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno tha se Assange kishte treguar mungesë respekti.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Ndersa arrestimi i tij i ka kushtuar njerezimit humbjen e lirise se shprehjes! Me arrestimin e tij tashme do te kushtoni edhe ju gazetaret shqiptare me pak, sepse do e mbyllni gojen edhe per me pak leke, nga frika qe ju shoqeron ore e cast mos leshoni ndonje gje qe prek pagatuesit tuaj dhe shoket e tyre! Ja, rezultatet po duken qysh me kete shkrim! Por mos u merzisni, radhen e arrestit e kane femijet, niperit, sterniperit tuaj, -kuptohet, ndonjeri prej tyre qe do i shpetoje ndonje fjale!

    • Nuk e pe si i terhoqi Dita me vrap gjithe lajmet e Rinasit?
      Sot ka nxjerre Bedriun te akuzoje Berishen per organizimin e vjedhjes nepermjet bandave te tij, gje qe nuk e perjashtoj, por menaxhimin e Aeropiortit dhe Sigurine Kombetare harron ta permendi qe eshte skandal dhe korrupsion i shtetit.
      Kur shteti i krijon kushtet maximale hajdutit per te vjedhur, cfare pret Bedriu? Qe hajduti te ndryshoje karakter dhe te mos vjedhe me qellim qe te mos diskreditoje shtetin ne duart e mafies se Ramutit?
      Sipas Bedriut bandat e Berishes duhet te kene respekt per hajdutet e shtetit..

  • DEMASKUESI ASSANGE I HOQI MASKEN KRIMEVE MONSTROZE ANTINJEREZORE TE CIA-S TE BUSH DALLKAUKUT DUKE I BERE DHURATEN ME TE VLEFSHME BOTES DEMOKRATIKE DHE NE VECANTI POPULLIT SHQYPTAR

    sepse:

    Po ta shikojme per vendin tone:

    Kabllogramet e Assange zbuluan aferat mafioze te Amasadoreve amerikane ne Tirane qe bene te mundur vrasjen mafioze me ane te BUMJES se Gerdecit, REZILIN me fisheket e ndryshkur kineze per Ushtrine amerikane ne Afganistan, dhe shume afera te tjera mafioze te qeverive shqyptare, qe intelektuali i ka denoncuar edhe perpara se Assange te shpalle dhe te bente publike kabllogramet e tij demaskuese,

    Ne kete linje llogjike diskutimi eshte tejet allogjike te diskutosh per shpenzimet e CIA-s apo te MI6 angleze per survejimin e Assange qe nuk i ka kerkuar kush, por qe jane sa shpenzimet per nje familje emigrantesh dru me pre nga vendet e Botes se Trete dhe prandaj lind pyetja:

    KE RREZIKON KAQ SHUME ASSANGE ME KABLLOGRAMET E TIJ SA TE SHPALLET “ARMIK” I GJITHE BOTES?

    dhe:

    “LENINAT” servile te Ekuadorit te nguten qe ta dorezojne me argumenta qesharake per shpenzime financiare apo sepse ka perdhunuar ne vendin e vet femra imagjinare, apo sepse:

    KA LYER MURET E AMBASADE ME MUT?

    • Ah pa pa e nxorre koken qe je nje anti-amerikan e haxhiqamilist i thekur. S’ke c’ti besh huqi del me shpirtin.

      • O BOLE FANATIKE ENVERISTE

        Po nga na pollet dhe nga na dolet ju si fylloamerikane sei “mesalla me dy faqe” o fanatike te Enverit?

        sepse:

        “Antiamerikan” dhe “Antishqyptar” jane terma te propagandes enveriste, por meso nga intelektuali me pasaporte amerikane ne xhep se per Assange ANTIAMERIKAN eshte i gjithe populli amerikan,

        prandaj:

        Mbylle halen e fanatikut se qelb dynjane me eren e budallit qe leshon dhe kuterbon nga larg ne distance.

  • Genjeshtra te britanikeve dhe ekuatorianeve
    Asanzh doli nga burgu me mire.
    I plakur dhe me nje pamje si te fandaksur.
    E jema e ka akuzuar Presidentin e Ekuatorit per torture dhe keqtrajtim. Sipas te jemes, Asanzh nuk i eshte dhene sherbim mjekesor i duhur dhe as dhembet nuk ja kane kuruar. Ajo thote qe vitin e fundit eshte lene dhe ne kushte burgu, pa pare fare as driten e diellit.
    Po me mire qe doli, tani te pakten do kete shansin te bej publike pretendimet e tij, dhe ti japi fund makthit te burgosjes ne ambasaden ekuatoriane

  • Po per grabitjen dhe shkaterrimn e Parthenonit nga ambasadori Angles dhe miliarda dollare nga Museumet me vepra Greke kur do demshperbleni ju Barbaret Greqine?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *