Arrestohet 24-vjeçari, hodhi nga ballkoni djalin 5 vjeç

Bora Basholli

Një 24-vjeçar amerikan u arrestua, nën akuzën e tentativës së vrasjes asi ka hedhur nga ballkoni i qendrës tregtare “Minnesota’s Mall”, një fëmijë 5 vjeç.

BBC bën me dije se në pranga përfundoi Emmanuel Deshawn Aranda.

Shefi i policisë lokale, Jeff Potts tha se i dyshuari ishte banor i zonës ku ndodhi dhe ngjarja, nuk kishte lidhje me familjen e të miturit. Dëshmitarët thanë se burri kishte hedhur vogëlushin dhe ishte arratisur menjëherë.

Aranda u arrestua nga oficerët e tjerë në stacionin e metrosë dhe autobusit të qendrës tregtare. Djalit iu dha ndihma mjekësore, ndërsa besohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Mediat nuk bënë me dije emrin e djalit, për arsye etike.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *