Gramsh, digjet gjatë natës makina e punonjësit të policisë

Leda Hysa

Makina e një punonjësi në polici është djegur gjatë natës në Gramsh. Automjeti tip Benz, me targë

GR1700B është  në pronësi të Y.T. punonjës pranë Komisariatit të Policisë Gramsh.

Automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektivit në lagjen ‘Sporti’.

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *