Reagon Bashkia Tiranë: Berisha dhe Vasili janë bllokuesit e projektit japonez të kanalizimeve

DITA Online

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me deklarimet e bëra nga përfaqësues të opozitës lidhur me situatën e krijuar në zonën e “Misto Mame-s” si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bashkia Tiranë i kujton drejtuesve të opozitës se janë ata bllokuesit kryesorë të projektit japonez, që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës.

Më tej reagimi i Bashkisë Tiranë:

“Dy zyrtarë të PD dhe LSI, alternativa e vetme e të cilave për qytetarët është të mbjellin dhunë dhe shkatërrim në qytet, na u shfaqën sot gjoja të “shqetësuar” pse reshjet e dendura të shiut që ranë në pak minuta në Tiranë vështirësuan qarkullimin në një nga rrugët e Kombinat.

Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër arsyen pse në zonën e “Misto Mames”, pati probleme me kanalizimet. E dinë mirë sepse ata janë bllokuesit kryesorë të projektit japonez, që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e Kombinatit.

Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër këtë sepse të paktën 3 ish zyrtarë të Ministrisë së Transporteve (në kohën kur qeverisnin bashkë), janë kallëzuar dhe janë në ndjekje penale pikërisht për shpërdorimin e fondeve të projektit japonez, i cili duhet të kishte përfunduar në vitin 2014.

I kujtojmë Sali Berishës dhe Petrit Vasilit se me vjedhjen e fondeve të projektit që do ta bënte Tiranën me kanalizime, ish zyrtarët e tyre i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 21 milion eurosh.

Bashkia e Tiranës po vijon me intensitet të plotë investimet në kanalizimet e qytetit, por sidomos në përmirësimin e shërbimit me ujë të pijshëm për qytetarët. Tirana ua ka treguar me kohë vendin kujtdo që si alternativë ka vetëm gjumin, e këtë do ta tregojë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në këtë reagim.

v.l/ Dita

Share This Article
8 Comments
    • Po , pyetje me vend edhe paskan prova per vjedhjen edhe heshtin ! Pra bashkpunetore ne krim!
      Apo heshtin se edhe vete bejne njesoj!

        • Qenkan nen hetim prej 5 vjetesh?
          Jo more!
          Edhe dihet se paskan vjedhur 21 milion euro dhe akoma po ….hetohen!
          Mos jeni bashke hajdute?

  • cfar jane kta mor Zot ?

    kaq te betuar jane kta kunder shqiptareve e duan me cdo

    kusht ,perpiqen me cdo menyre te shkaterrojn bllokojn e keqesojn gjithcka Shqiptare ?!!!!!!!!!!

    si eshte e mundur qe ky popull e ku shtet rri e i degjon

    e nuk vepron kurr ,kunder ktyre shkerdhatave antishqiptare .

    mor nuk i kan len gjo te keqe pa i ber shqiptareve

    i sjkaterruan jeten e vrane e vodhen te ardhmen i degjenruan
    i shperfytyruan si shoqeri e si njerez ,i semuren me semundjet me te renda te njerezimit

    i ngeli vetem me i pallu te gjithe me radhe cdo shqiptare

    dhe nuk ka asnji Reagim Shqiptare kunder ktyre

    perdhunuseve te jetes se shqiptareve ???????????

    Nuk mundem ta kuptoj dot me ate koke shqiptari

    eshte e pamundur ,ta konceptoj kte qetesi e amulli

    kte agoni prej idioti pandjenja

    Kta meritojne copetim me thika rruges ku ti gjeni

    te gjithe nga kryputana e kom bit salih berisha e deri ke i fundit

    perndryshe ky shtet nuk ben asgje sepse shef interesin e vet

  • e gjeti bashkia e lales ku shkuan fondet.Thone se Rama ka shkuar ne Kuvajt per te kapur Dobin.Paste fat

  • ore aty u be rruge e re apo jo ??
    Ajo rruge eshte skandal , pa siguri, jo vije e drejte, me ate ndaresen e rruges pa kuptim.
    Cdo jave shkon ne Itali o Erjon, a i shef si ndahen rruget aty ??
    Mos u justifiko, ose mos ta filloje fare rruge n q se kishte probleme teknike, ca taksirati ka populli ?
    Leri denglat, se ashtu sic te votuam, ashtu te kapim nga bytha e te heqim

  • Projekti do te perfundonte ne vitin 2014. Jane vjedhur 21 milion euro e po ndiqet nga prokuroria. Po pse nuk vazhdon projekti prej 5 vjetesh ?
    Ashtu do jete gjendja, duke u permbytur , nga cdo shi ?
    TURP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *