Ku ishte dje ky “garant i Kushtetutës”?!

anazapta

Letër e nënshkruar

Petro Pero

 U diskutua gjatë mbi heqjen e fotografisë së presidentit nëpër zyrat e shtetit. Ky është një debat shterpë. Hallet dhe shqetësimet e popullit janë aq të mëdha sa askujt nuk i ka shkuar ndonjëherë në mëndje se fotografia e kujt është në zyrat e drejtuesve të shtetit. Por lind pyetja: Ku ishte deri dje vetë presidenti Nishani që i dhimbset kaq shumë Kushtetuta, kur spikerja e Parlamentit, e të njëjtës familje politike e kishte hequr me kohë nga zyrat e Kryesisë së Kuvendit dhe në zyrën e saj (e shtetit) fotografinë e ish-presidentit dhe as nuk imagjinohej që të vihej fotografia tij? Ku ishte gjer dje ky “garant i Kushtetutës” që si president “mbi palët” t’i kërkonte kryetares së Parlamentit të vendosnin fotografinë e tij në zyrat e komisioneve parlamentare?

Ku ishte gjer dje ky kryetar “de juro” opozite, që do ta çojë në Kushtetuese dhe përse nuk çoi më parë ish-spikeren e Parlamentit, kur hoqën fotografinë e ish-presidentit? Shpresat se mund të triumfojnë në Kushtetuese janë, sepse atje ka ushtarët e ish-paraardhësit të tij dhe të dekretuarit e Nishanit.

Së fundmi, a ka nder dhe krenari më të madhe për një komb se sa të kesh në krye të shtetit, fotografinë e themeluesit të shtetit të parë shqiptar, Ismail Qemalit? Mjaft me gjepura për shkelje Kushtetuese dhe lloj-lloj makinacionesh politiko-juridike.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *