Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shkuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës.
Sipas selisë blu, Bardhi ka shkuar në organin e akuzës për padinë që Partia Demokratike ka bërë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe policisë për përdorimin e gazit lotsjellës në protestat e opozitës.
Dy ditë më parë, Prokuroria e Tiranës regjistroi kallëzimin penal të bërë nga PD më 18 Mars ndaj Lleshajt dhe Policisë së Shtetit.
Sipas selisë blu, Policia e Shtetit ka shpërdoruar detyrën në protestat e zhvilluara nga opozita, duke thënë se përdorimi i gazit lotsjellës dhe hedhja e ujit me presion ndaj protestuesve është bërë në shkelje të ligjit dhe janë tejkaluar kompetencat.
Në padinë e saj, Partia Demokratike thotë se përdorimi i gazit lotsjellës nga policia nuk ka pasur për qëllim shpërndarjen e protestuesve, por pengimin e zhvillimit të protestës.
o.j/dita

futenu ne kafaz ku ka edhe vendin majmuni rrugeve
Burgu mund t’a ndreqe kete shpifes!
I peshtire sa nuk thuhet.
Zagaret e rrugeve te PD-se ,harruan qe vrane 4 te pafajshem ? Dhe lane jetime .
NUK BEHET ME PD GENJESHTARE !