Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e zhvilluar sot miratoi raportin për analizën e aftësive profesionale të prokurorëve, një pjesë e të cilëve janë kandidatë për SPAK dhe do të kenë përparim në procesin e vetingut.
Ndërkohë që në këtë mbledhje u mor në shqyrtim edhe zgjedhja e anëtarit të ri të KLP, Vate Staka, i cili nuk u lejua të ishte i pranishëm në mbledhje.
KLP nënvizon se “Sipas nenit 116 ligjit 115/2016, anëtari i ri merr pjesë në mbledhjet e Këshillit pas përfundimit të afatit të ankimimit prej 5 ditësh”.
Nisur nga ky argument, me 6 vota pro, Këshilli vendosi që Vate Staka nuk mund të marrë pjesë në këtë mbledhje.
Prokurorët që janë vlerësuar në kuadër të rivlerësimit kalimtar janë: Manjola KajaniEned Nakuci, Eugen Beci, Njazi Seferi, Doloreza Musabelliu, Blerim Tominaj, Elisabeta Imeraj, Olsian Cela, Perparim Kulluri, Vladimir Mara.
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë propozuar gjithashtu emra për përcaktim të përkohshëm në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës pranë KLP propozoi z. Sali Hasa për caktim të përkohshëm 3-mujor si drejtues në Sarandë. Ky propozim u miratua me 7 vota pro.
Komisioni për Zhvillim të Karrierës në KLP propozoi z. Ludovik Doda për caktim të përkohshëm në Prokurorinë e Apelit në Durrës. Ky propozim u miratua me 10 vota pro.
o.j/dita

pse me kte dallkaukun e tropojes djathtas i pari nga posht ,
ke kreature korruptive ,Ushtare e salih berishes ,
do vihet ne marrshe SPAK ?????????????????
Shumica e tipave qe shofin aty nuk jane te pershtatshem fare me qen pjes e Drejtesise sepse
genitikishte e kan te papranishme ate ndjenje .
vazhdon tallja me shqiptaret .
nuk behet me kte rrace Tinzaresh anadolli ,
asnji lloj Drejtesie ,
BANDA E NASTRODINIT
Jo pesimiste komentues te mesiperm .Kete reforme ne drejtesi nuk po e bejne hajdutet tane politikane .dhe natyrisht jane kondra, e spo i ze gjumi naten .Kete po e ben Amerika me BE .Arsyeja eshte e thjeshte me keta politikane te tranzicionit post komunist , nuk ka qetesi dhe stabilitet ne rajonin e ballkanit .
FBI i ka te gjitha pislleqet e tyre ciper tavolines ,dhe nuk kane as edhe nje mundesi keta tropojanet prokurore ,te pa afte dhe te korruptuar ti ndihmojne ,mafjozet politikane te cdo krahu qofshi ..SPAK do pastroje hajnine ,dhe per se afermi do kemi komplet politikane te tjere te rinj me principe perendimore e jo ruse e turko greke . Jemi ne NATO ,mos harroni ?Ste le kush me kooperativa bujqesore dhe me finte ruso Sllave ne NATO ?..Prandaj te jeni optimiste …
Po ti more Adih nga mu… je qe flet me fjalet e idiotit Ngjela por me e keqja qe flet keq per Tropojen?