Në mëngjes… apo në mbrëmje?

Elena Tase

Sipas një studimi nga Journal of America Association, femrat janë të interesuara për aktivitetin seksual kryesisht në mbrëmje në orët 11:00 deri në 2:00 të mëngjesit, kurse meshkujt preferojnë agimin, midis orëve 06:00 deri në orën 09:00 në mëngjes. Praktikisht një odise oraresh që nuk përputhen kurrë.

Kjo mospërputhje ka vetëm një shpjegim, testosteronin. Meshkujt prodhojnë një sasi të mirë testosteroni para zgjimit, rreth 25-50% të totalit që prodhojnë gjatë ditës. Kurse femrat në mëngjes kanë nivele shumë të ulëta të testosteronit që rriten me kalimin e orëve.

Por cila është rruga e mesme? Seksi pas dreke? Zakonisht jo. Meshkujt në shumicën e rasteve dorëzohen në diktatin e femrave dhe bëjnë seks gjatë natës.

e.t./dita 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *