Busti i Skënderbeut vendoset në komunën arbëreshe

Bora Basholli

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në bashkinë e Portocannone, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Kryetari i komunave arbëreshe të Rajonit të Molises të Italisë Donato Toma ftoi Ruçin të zbulonin bustin. Kryetari i Kuvendit falënderoi kryetarin e komunave arbëreshe të Rajonit të Molises të Italisë, Donato Toma si dhe të pranishmit që merrnin pjesë.

“Skënderbeu na ka lidhur me kristianizmin me qytetërimin evropian. Ta gëzoni bustin e heroit tonë kombëtar”, tha Ruçi.

Ruçi ndodhet për një vizitë dy ditore zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputetëve, Fico dhe Presidentes së Senatit, Casellati.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *