TIRANË – Për shkak se ndihej ende borxhli ndaj Sabile Rishës që i dogji redaksinë, i shqepi në dru disa gazetarë dhe e katapultoi në majë të vëmendjes ndërkombëtare, Nikoha u mallëngjye sinqerisht kur tribuni i kaosit dhe zoti i turbullirës e masakroi mediatikisht Sandër Lleshin pse nuk i telefonoi Nikos kur këtë të fundit e ndaloi policia rrugore.
Jo vetëm kaq, por Sabile Risha deklaroi se do depozitonte padi në Strasburg, si dhe do njoftonte Amnisti Internejshënëll, Hjumën Raits Uoç, Komisionin e Helsinkit (të Kongresit Amerikan, jo atij që është këtu), OSBE-në (e Vjenës, jo të Tiranës) dhe Doktorrat pa Sinorë për trajtimin shtazarak në fjalë.
Gojët e Liga mësuan se organizatave të mësipërme u shkuan mornica në trup kur u erdhi lajmi se pikërisht Sabilja, e jo dikush tjatër, do ankohej tek ta për shkelje të të drejtave të njeriut dhe goditje ndaj shtypit të lirë.
“Një minutë, a bëhet fjalë vërtet për atë Sabile, apo është ndonjë tjetër nga Shqipëria me atë emër?”, thanë organizatat, dhe shfletuan kapicën e arkivave për të rifreskuar të vrarët, të rrahurit, të grabiturit, të zhdukurit, të ekzekutuarit në mes të sheshit, të hedhurit në erë etj etj.
Po, ishte i njëjti.
Ndjesia e parë që përjetuan ndaj këtij ndërgjegjësimi traumatik, siç dihet shkencërisht, ishte mohimi, pastaj zemërimi, pastaj pazarllëku me veten (ku i dihet, ndoshta ka ndryshuar), pastaj depresioni, e në fund pranimi i faktit.
Organizatat në fjalë i dhanë karar se marrëdhënia e Nikohës me Sabilen mbase përcaktohet me thënien, “ajo që s’të vret, të bën me të fortë”, por këtë herë në variantin “ai që s’të djeg dot, të bën me të pjekur”.
Niko ndërkaq, nuk mund të mos e falenderonte Sabilen me një emoxhi në uacap, bashkëngjitur me mesazhin: “Ti po që je doktor i pakufishëm, jo ata karagjozat e doktorrave pa sinorë!”
Sabile Risha i emocionuar, por edhe sepse tani ka kohë plot, e mori në telefon.
“Digjo mueee, Niko! Un kam gabue me tyyy, po pooo! Të gjith ata qi kan pas dhuratë dy muj deri nji vit burg nga une, kan ba hajr tash. Veç ti ke mbet tu u marr me turli lloj ministrash!”
Niko i prekur ja ktheu: “Ani doktor. Mbase i len në zemer Lulit në të ardhmen kur të marrin pushtetin, e na fut nja dy muj!”
SHËNIM: Gojët e Liga është rubrikë satirike që beson se dajaku, media, kazani dhe dovleti janë koncepte që nuk duhen ngatërruar

shenim:Sabilja asht ajo buçja e Salis me mbiemnin Lala!Thojn qe ia ka shtyp treni koken kur ka ken tui ardhun me tren prej Laqi!
Prodhuesi recidive I genjeshtrave,tashme I lcensuar me firmen”Made in Salih Berisha”,Asnje dite nuk lehson pa sajuar se paku nje genejshter te “forte”,duke pasurauar licenen e genejshtrave te ketij “prodhuesi” plak.Deri kur shqiptaret do konsumojne ushqime te tilla…?!
O, QENKA FJALA PER NIKOLL LESIN!
Te priu fati o Nikoll
shyqyr, që s’jeshe ne zyre
kur sabilja të vu flaken
t’a bëri gazetën zgjyre…
Nese do kish tjeter emer
TURPI,me i rende se vesi
doemos qe do te flitej
me plot gojen,Nikoll lesi
Na e hiqeni këtë portret të urryer ,figurë kriminale që dogji e shkatrroi shqipërinë të mos e shohim më se na vjen ndot..
Ne Peru, ish-presidenti Alan Garcia vrau veten,i akuzuar
per korrupsion, po ne Shqiperi presidentet e kryeminis-
trat a do ta marrin shembullin e ish-presidentit te Peruse
sepse me te korruptuar, hajna e kriminele nuk i gjen ne
asnje qoshe te Botes !
Krijimi i SPAK-ut dhe BKH qe duhen krijuar sa me pare qe kupola politike mafioze te marre masa per t’u perba-
lluar me Drejtesine dhe kjo do te perbeje fillimin e fundit
te karrieres se tyre politike dhe te pergatiten ose per va-
riantin A. Garcia ose me RECIN te Malesia…!!!
sali mafjozi dhe nikole leshi made in shpella ,koken ne kercu,Aj dru me pre !