Rrihte babanë se nuk e linte të kultivonte hashash, në kërkim 21-vjeçari

anazapta

Një 21-vjeçar u shpall në kërkim nga policia e Tepelenës, për dhunë në familje. Ergest Rapaj, nga fshati Zhulaj i Tepelenës, është larguar në drejtim të paditur, pasi policia ushtroi një kontroll në banesën e tij për hashash. Zbulimi i lëndës narkotike ka ardhur fill pas ankesave të shumta që ka depozituar në Policinë e Tepelenës, i ati i tij Aristidh Rapaj, se i biri e keqtrajtonte. Kultivimi i hashashit pa lejen e të atit ka qenë shkaku që ka çuar në konfliktin e ashpër mes babait dhe të birit.

Sherri mes tyre ka vazhduar për një kohë të gjatë, pasi tashmë i riu e kishte korrur dhe po e përgatiste për shitje bimën narkotike, në total 10 kg.

Policia ka ngritur kërkesëpadi për të lëshuar urdhër-mbrojtje të menjëhershëm ndaj Aristidh Rapajt, ndërsa po punohet për kapjen e të birit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *