Protesta e 13 prillit, Prokuroria kërkon arrest me burg për 16 prej tyre

Leda Hysa

Gjykata e Tiranës po zhvillon seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për 37 protestues të arrestuar, pas protestës së fundit të opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 16 të arrestuar dhe masën “detyrim paraqitje” për 21 shtetas të tjerë.

Në mbështetje të tyre para gjykatës kanë shkuar jo vetëm familjarë, por edhe ish-deputetë të opozitës së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Përpos të arrestuarve, policia ka proceduar penalisht edhe 23 protestues, mes tyre edhe organizatorin e protestës, Gazmend Bardhin.

Protesta e së shtunës u shoqërua me dhunë dhe tension mes protestuesve dhe forcave policore. Nga protesta e opozitës pati 5 punonjës policie të lënduar, po ashtu edhe disa protestues.

l.h/ dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Ne radhe te pare te arrestohen prinderit per emrat qe iu kane vene disave (?!?!?!?)
    Pastaj kuptohet se me prinder te tille, te sojit te majmunit, ta kam llafin, nuk ka nga te dalin femije shembullore!!!
    Mund te dalin vetem “demokrate te regjur”!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *